FOTOT/ Çfarë nuk u pa gjatë homazheve për Azem Hajdarin, mungon Topalli, PS dërgon ministrin…

SHPËRNDAJE

Homazhet për  20-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit kanë bërë bashkë disa nga  figurat e rëndësishme të Partisë Demokratike. 

Në ceremoni mori pjesë Ish-Presidenti, Bujar Nishani,  ish-kryeministri, Sali Berisha,  Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ish-ministri Jashtëm, Besnik Mustafaj, etj.


View this post on Instagram

Homazhet për 20 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit. Çfarë nuk u pa në TV! @gazeta_panorama_online

A post shared by Panorama (@gazeta_panorama_online) on


Gjatë ceremonisë ra në sy mungesa e ish kryetares  së Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila nuk ishte e pranishme  në sallën e Hotel Plaza, ku u realizua simpoziumi dhe ekspozita,  “Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Europa”.

Ndërkohë që maxhoranca është përfaqësuar në këtë aktivitet nga ministri për Diasporën, Pandeli Majko.

Në këtë aktivitet nuk kanë marrë pjesë as ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi dhe ish-ministri i Financave, Ridvan Bode dhe ish-deputeti Igli Cara.

Këta të fundit morën pjesë vetëm në homazhet që u zhvilluan në Memorialin e ku u vra Azem Hajdari.

(Kliko mbi fotot për ti parë në madhësinë origjinale)

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakPatozi: Prej gafave të Bashës, PD sot më keq se para 20 viteve
Artikulli tjetërNuk ka më nevojë për botoks, maska e thjeshtë me banane kryen funksion të mrekullueshëm

S'KA KOMENTE

Comments are closed.