Çfarë nuk të pëlqen tek Dj PM? Sarah Berisha e thotë troç: Gërhet aq shumë sa që…

Sep 22, 2022 | 8:55
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Blogerja Sarah Berisha dhe Dj PM janë një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku. Dyshja u njohën brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe pas përfundimit të spektaklit, ata e vazhduan ende romancën e tyre, ku duken se gjërat tashmë po shkojnë për bukuri.

Ish- banorja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku zbulon detaje rreth përditshmerisë së saj, por së fundmi Sarah ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ku ka shuar disa ‘kuriozitete’ në lidhje marrëdhënien e saj me Dj PM pas BBV.

Sarah u shpreh se marrëdhënia mes tyre është shumë e bukur dhe shkon mirë, pavarësisht disa ‘ngërçeve’ të vogla të cilati kanë hasur përgjatë këtyre 10 muaj lidhjeje. Madje blogerja nuk ngurroi aspak të tregonte se çfarë nuk duron dot tek Pajtimi.

“Gërhet natën, ndonjëherë aq shumë sa që të nxjerr gjumin”- u shpreh ajo.

Pm, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, ka folur disa ditë më parë si rrallë herë me ndjekësit nëInstagram për partneren e tij dhe planet për të ardhmen. Një ndjekës e pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku. Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.

 “Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”- shprehet ai në videon e publikuar në Instastory.

Sarah dhe Pm e vazhduan historinë e tyre larg syrit të publikut, pra jashtë BBV. Që pas daljes çifti janë treguar më të rezervuar sa i përket marrëdhëines së tyre, teksa në intervista të ndryshme kanë shprehur se dëshirojnë që ta mbajnë më private lidhjen e tyre.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura