Çfarë ndodhi që nga marsi në Evropë, drejtori i OBSH jep shifrat e frikshme të vdekjeve

May 28, 2020 | 16:39
SHPËRNDAJE

Që nga fillimi i muajit mars, kur shpërtheu pandemia e koronavirusit në Evropë janë regjistruar 159,000 vdekje shtesë. Të dhënat u raportuan nga  Zyra rajonale për Evropë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

1F1C0FFF-0810-4166-964C-0CA196C12D79_w1023_r1_s

Sipas Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropën, 2 milionë persona janë konfirmuar të infektuar me koronavirus prej regjistrimit të rastit të parë katër muaj më parë.

“Ndoshta shifër më pak e raportuar, mirëpo njëjtë alarmuese, që tregon se nga fillimi i muajit korrik janë regjistruar më shumë se 159,000 vdekje shtesë, të lidhura me pandeminë në 24 shtete evropiane”, ka thënë Kluge.

“Këto vdekje janë përtej asaj që kemi pritur të ndodhë normalisht në këtë kohë të vitit”.

Kluge ka thënë se në gjithë Evropën, 94 për qind e të gjitha vdekjeve kanë qenë të personave të moshës mbi 60-vjeçare, dhe se gati gjashtë nga 10 viktimat kanë qenë burra.

Pothuajse të gjithë – 97 për qind – të atyre që kanë vdekur, kanë pasur edhe ndonjë sëmundje shtesë, sidomos ato të zemrës, ka thënë mes tjerash ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura