Çfarë ndodhi në udhëtimin në Stamboll? Tea Trifoni flet ndarjen nga Beart Rexhepi dhe marrëdhënien e tyre toksike: Vula që shënoi fundin …

Apr 6, 2021 | 15:49
SHPËRNDAJE

Tea Trifoni e ka konsideruar “toksike” marrëdhënien me Beart Rexhepin. Në një intervistë për “Përputhen”, ish-konkurrentja theksoi se të dy kanë pasur ndjenja të forta për njëri-tjetrin dhe që nga fillimi i lidhjes kanë qenë 24 orë së bashku.

Por fakti që kalonin bashkë më shumë kohë se ç’duhej, “e mbyti marrëdhënien e tyre”, ndërsa shtoi se Beart Rexhepi ishte shumë xheloz dhe e kishte pasiguri ndaj saj.

Tea Trifoni u shpreh se udhëtimi në Stamboll ishte “pika mbi i dhe vula që shënoi fundin e lidhjes së tyre”.

Ajo tha se shkuan në Turqi për të festuar ditëlindjen e saj por shkoi shumë ndryshe nga se e priste.

Pjesë nga intervista:

Nuk kam qejf të flas dhe të jap detaje. Do kisha zgjedhur që të mos ta bëja nëse gjithçka që kishte të bënte me marrëdhënien time me të nuk do ishte kaq publike. Lidhja ime me Beartin nisi pa u kuptuar dhe pa i vënë një shpjegim, po ashtu u mbyll. Ishte një marrëdhënie që përfshinte ndjenja shumë të forta nga të dyja palët, këtë nuk mundemi ta mohojmë, edhe pse jo gjithmonë ndjenja pozitive. U bë marrëdhënie toksike. Kalonim më shumë kohë se ç’duhej bashkë. Që pas mbarimit të emisionit nuk besoj që jemi ndarë as edhe për një ditë të vetme. 24 orë të ditës i kalonim bashkë. Madje edhe kur lyeja flokët ai ishte me mua.

E shijoja por tani që e shikoj në një perspektivë tjetër ishte diçka që s’duhet kishte ndodhur. Na mbyti të dyve neve. Nuk e di çfarë na bëri ta zhvillonim kështu marrëdhënien tonë, mbase presioni nga njerëzit, nga publiku, nga të gjitha anët. Nga fakti që Bearti kishte ca pasiguri ndaj meje dhe unë e kam kuptuar shumë vonë që e gjithë kjo erdhi për shkak të pasigurive. Çfarë dua të them unë me pasiguri? Xhelozi! Një nga faktorët kryesorë që na bënte të kishim mosmarrëveshje. Sado jam përpjekur që të rregulloj në çdo moment apo të ndryshoj jetën time. Jam njeri i lirë por sa kemi qenë bashkë kam hequr dorë nga gjithçka. S’kam bërë gjë tjetër pos t’i përkushtohesha atij. Një gabim i madh.

Stambolli. Të gjithë duan të dinë çka ndodhi atje. Përkon me fundin e marrëdhënies tonë. Ajo ishte pika mbi i dhe vula që shënoi përfundimin e marrëdhënies me të. Idea ishte që të festonim ditëlindjen time. Shkoi shumë ndryshe nga prisja.

/Panoramaplus.al

        

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura