Çfarë ndodhi me “Shaj”? Arilena Ara zbulon titullin e këngës që do na përfaqësojë në Eurovizion

Mar 9, 2020 | 14:37
SHPËRNDAJE

Arilena Ara u shpall fituese e Festivalit të RTSH me këngën “Shaj”.

Pavarësisht polemikave, këngëtarja nuk reagoi por u largua drejt SHBA për të punuar me këngën me të cilën do përfaqësojë Shqipërisë në Eurovizion.

Ajo nuk dha asnjë detaj deri më tani. Arilena me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi titullin e këngës në versionin anglisht, që i habiti të gjithë.

“Fall from the sky” titullohet kënga. Ndërsa janë ngritur pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një version të ri të “Shaj” apo këngë të re.

“Çfarë ndodhi me “Shaj”?”– pyetën fansat.

Ndërsa të tjerët shkruajtën: “Shaj ishte shumë e mirë.”

Pritet që Arilena Ara të japë më shumë detaje rreth projektit të saj.

         

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura