Ç’ndodhi javën e kaluar? Ministria e Shëndetësisë: Incidenca më e lartë, në Tiranë. Ja grupmosha me përqindjen më të madhe të të infektuarve

Aug 10, 2020 | 16:18
SHPËRNDAJE

Numri i rasteve të reja që janë prekur nga COVID në 24 orët e fundit ka shënuar rënie, në krahasim me ditën e djeshme. Sot janë shënuar 122 persona të infektuar, ndërsa ditën e djeshme numri llogaritej në 136.

Ndërsa sa i përket javës që lamë pas, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se është vënë re një rritje e numrit të rasteve të konfirmuara, si edhe e numrit të testimeve në mbi 1/1000 banorë.

Referuar të dhënave incidenca e sëmundjes COVID-19 në Shqiperi deri në javën që lamë pas është 214.9 raste për 100 000 banorë, ndërsa qarku me incidencën më të lartë është Tirana, e ndjekur më pas nga Durrësi, dhe Shkodra.

Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjeç. Grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7%, e ndjekur më pas nga grupmosha 25-34 vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuara.

“Gjatë javës që lamë pas është vënë re një rritje e numrit të rasteve të konfirmuara, si edhe e numrit të testimeve në mbi 1/1000 banorë.

Incidenca e sëmundjes COVID-19 në Shqiperi deri në javën që lamë pas është 214.9 raste për 100 000 banorë. Në nivel qarku, incidenca më e lartë është në Tiranë e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra, ndërsa qarku me incidencën më të ulët është Elbasani.

Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjeç. Grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuara”, njofton Ministria.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura