Çfarë ndodh kur dashuria kthehet në varësi në një marrëdhënie?

Feb 27, 2021 | 15:25
SHPËRNDAJE

Varësia, qoftë nga lëndët narkotike apo varësia nga njerëzit, ka të bëjë me “fiksimin” në ndjenja negative të ankthit, depresionit, vetëbesimit apo edhe frikës së braktisjes.

varesia ne marredhenie

Marrëdhëniet e shëndetshme kalojnë nga euforia fillestare, në një njohje dhe dashuri reale kundrejt partnerit, si një person me gabimet dhe të mirat e veta, sipas “Psychology Today”.

Lidhje që ndërtohen mbi varësinë, karakterizohen nga ndjenja jo reale, ose siç e përkufizon shprehja: ‘jo me këmbë në tokë’, si dhe nga pritshmëri shumë të larta nga partneri.

Në mënyrë të pashmangshme, marrëdhëniet e varësisë përshkallëzojnë ankthin, i shtyjnë njerëzit drejt panikut dhe mohimit të realitetit.

Varësia

Varësia ndaj një personi tjetër reflektohet në preokupimin apo maninë për të ruajtur një lidhje. Mesazhet dhe telefonatat e pafundme rrisin nivelin e ankthit dhe nuk sigurojnë dashuri.

Humbje kontrolli

Kërkesat e vazhdueshme dhe këmbëngulëse për siguri nga partneri në fund të fundit nxisin refuzimin, zemërimin deri në kërcënim për ndarje. Nuk është për t’u habitur që shpesh ka një bashkë-varësi me një partner, i cili deri në një nivel mund të refuzojë kërkesat, por qëndron sepse ai / ajo gjithashtu ka nevojë për adhurim dhe kontroll.

Humbja e vetvetes

Një nga kostot më të mëdha të lidhjes që karakterizohet nga varësia, është humbja e vetvetes.

Rezulton në një pamje gjithnjë e më të zhvlerësuar të vetvetes dhe në një version të idealizuar të tjetrit. Kjo e bën varësinë ndaj tjetrit edhe më të madhe.

Humbja e funksionimit

Nevoja e vazhdueshme për partnerin, si dhe mospranimi i distancës nga ai, ju ndërpret marrëdhënien me të tjerët dhe kujdesin ndaj vetes, shoqërisë dhe familjarëve.

Çfarë e ndalon varësinë në një lidhje?

Shërimi nga një marrëdhënie e tillë fillon nga pranimi i varësisë. Pra, ju nuk duhet ta mohoni se jeni të varur nga partneri. Shërimi përfshin dëshirën për të ndryshuar. Shumë psikologë thonë se ndarja shpeshherë nuk shihet si zgjidhje. Pranimi dhe komunikimi janë çelësi për të shmangur një lidhje varësie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura