Çfarë mund të ndodhë këtë javë në Ukrainë? Zelensky i paralajmëron të gjithë, zbulohet frika nga planet e Rusisë

Aug 22, 2022 | 11:25
SHPËRNDAJE

Forcat ruse vazhduan me ofensivën e tyre në disa rajone të Ukrainës të hënën, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëron për mundësinë e sulmeve më serioze përpara 31 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës nga sundimi sovjetik.

uk

Predha artilerie ranë mbi Nikopol, një qytet pranë Zaporizhzhia ku ndodhet centrali bërthamor më i madh në Evropë, ndërsa raketat goditën pranë portit të Odesës në Detin e Zi gjatë fundjavës.

Zelenskiy ka bërë thirrje për vigjilencë, duke thënë se Moska mund të provojë “diçka veçanërisht të shëmtuar” përpara të mërkurës, e cila shënon Ditën e Pavarësisë së Ukrainës dhe gjithashtu gjysmë viti që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Zelenskiy tha se ai kishte diskutuar “të gjitha kërcënimet” me presidentin francez Emmanuel Macron dhe se u ka dërguar mesazhe edhe liderëve të tjerë, duke përfshirë presidentin turk Tajip Erdogan dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

“Të gjithë partnerët e Ukrainës janë informuar për atë që shteti terrorist mund të përgatisë këtë javë”, tha Zelenskiy në fjalimin e tij, duke iu referuar Rusisë.

Ai tha gjithashtu se nëse Rusia do të vazhdonte me planet për të gjykuar ukrainsit e kapur në Mariupol, atëherë ajo do të ishte shkelje e rregullave ndërkombëtare dhe shkëputje nga negociatat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura