Çfarë mesazhi i dha Kerry shqiptarit nga Kosova që takoi në shesh

Feb 14, 2016 | 13:46
SHPËRNDAJE

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, ka takuar qytetarët që e prisnin në sheshin përpara Muzeut Historik Kombëtar, ku ai zhvilloi një takim me të rinj të shoqërisë civile.

Rama-Kerry-FemijaMes qytetarëve të shumtë, sekretari John Kerry ka përfituar nga takimi me një shtetas kosovar, të cilit i ka thënë një mesazh për popullin e Kosovës.

“Meqë je nga Kosova, dua të të jap një mesazh për popullin tënd, vazhdoni kështu se jeni në rrugën e duhur”,- u shpreh kryediplomati amerikan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura