“Çfarë lloj seksi të pëlqen?”/ Antonela provokon Valonin, ja si iu përgjigj ai

Nov 27, 2021 | 14:46
SHPËRNDAJE

Antonela Berisha ka nisur ngacmimet ndaj Valon Shehut, i cili hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” vetëm pak ditë më parë. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” i bëri dje disa pyetje personale, të cilave Shehu iu përgjigj pa komplekse.

antonela valoni

“Çfarë lloj seksi të pëlqen?”, ishte pyetja më pikante që Berisha i bëri banorit. Pasi iu përgjigj, Valoni tha se po i jep shumë detaje rreth jetës së tij private.

Pjesë nga biseda:

Antonela: Çfarë kërkon te një gocë për shembull? Çfarë lloj seksi të pëlqen?

Valoni: Nuk e kam me plan unë gocën. Prapa dhe para. Unë si shumë përgjigje po jap. Më shumë se të gjithë.

Antonela: Jepi.

Valoni: Po jap shumë përgjigje në këtë aspekt.

Antonela: Mua personalisht? Në aspekt seksi ti ke dhënë përgjigje. Kur?

Valoni: Shiko erdhi dhe Meridiani tani për të bërë… Rregullo mikrofonin Nela.

Antonela: Po tani më dëgjon, se po flisja për seksin.

Valoni: Ku je bërë ashtu?

Antonela: Kremi, m’i bëri pis pantallonat. Kremi që kam lyer këmbët.

Valoni shprehu pëlqim ndaj Beniadës në klipin prezantues dhe nisi të flirtonte me modelen seksi që natën e parë brenda shtëpisë. Këngëtari i kërkoi Nishanit që t’ia mësonte ajo gjuhën italiane në mënyrë që t’i këndonte këngë në gjuhën që ajo flet dhe kupton më mirë.

Por mesa duket, Antonela ka vendosur të flirtojë me djalin nga Kosova, pavarësisht pëlqimeve që ai mund të ketë. Dy ditë më parë, Berisha zbuloi gjithashtu se Valoni ka deklaruar që do të jetë i pari që do të kryejë marrëdhënie seksuale në “BBV”.

antonela berisha meridian ramcaj (10) antonela berisha meridian ramcaj (9) antonela berisha meridian ramcaj (8) antonela berisha, meridian ramcaj (2) antonela berisha, meridian ramcaj (3) antonela berisha meridian ramcaj (3) antonela berisha, mevlan shaba (6) antonela berisha, mevlan shaba (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura