“Çfarë ju kam bërë që më urreni kaq shumë?”- Pas ofendimeve që iu bënë, Elvis Lushi përkrah publikisht Sindi Locin

Apr 17, 2021 | 12:01
SHPËRNDAJE

Sindi Loci vendosi që të largohej nga studioja e “Për’puthen” ditën e djeshme, pas ofendimeve që i ishin bëri nga Juli në një video live me dy konkurrentë të tjerë.

sindi loci elvis lushi (6)

E përlotur, 22-vjeçarja kërkoi t’i kërkohej falje nga ana e Julit, i cili dëgjohej duke sharë në video me fjalë të pakëndshme. Mirëpo, ky i fundit e ka mohuar ta ketë pasur sharjen për të, duke shtuar se e kishte për telefonin.

sindi loci elvis lushi (2)

Çfarë ju kam bërë që më urreni kaq shumë?”,- u shpreh Sindi.

sindi loci elvis lushi (5)

Kur pa se të gjithë po përkrahnin Julin, përfshirë edhe opinionistin Arjan Konomi, ajo u largua nga studioja. Kjo sepse familja e saj e ka përjetuar shumë keq këtë ngjarje, dhe madje nënës së saj, e cila po kalon një periudhë të vështirë, depresive, për shkak të humbjes së babait, iu desh të merrte qetësues të fortë.

sindi loci juljan lala (5)

Pas kësaj situate, Elvis Lushi, ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instastory.

sindi loci elvis lushi (3)

E neveritshme deri në ekstrem, të shikosh se si një produksion me kaq audiencë dhe përgjegjësi, justifikohen ofendimet e rënda dhe përkrahin anti-vlerat.

Ore ju që jeni aty brenda, si pranoni të jeni të pranishëm e mos të thoni një gjysmë fjale? Qoftë Sindi, qoftë kushdo tjetër, s’e meriton këtë përbuzje publike, në një spektakël që pretendohet se përfaqëson rininë shqiptare”,- ishin fjalët e Elvisit.

sindi loci elvis lushi (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura