Çfarë ju bën të silleni çuditshëm kur keni përballë personin që dashuroni? Ky iluzion optik zbulon se…

Oct 14, 2021 | 17:44
SHPËRNDAJE

Të gjithë duan të besojnë se kanë karakteristika të mrekullueshme dhe janë plot sharm, veçanërisht kur bëhet fjalë për dashurinë. Pavarësisht se sa shumë i tërhiqni të tjerët, ndonjëherë është normale të keni sjellje të çuditshme, sidomos nëse jeni me dikë që ju pëlqen vërtet.

iluzion optik, imazh (1)

Shpesh është e vështirë të dallojmë të metat tona dhe ky është hapi i parë drejt ndryshimit pozitiv. Ky test do t’ju ndihmojë të zbuloni se cila nga karakteristikat ju bën të silleni çuditshëm dhe ky informacion do t’ju ndihmojë të bëni ndryshimin e nevojshëm. Shikoni figurën dhe lexoni mesazhin që fshihet pas imazhit të parë që patë.

Fytyra e një burri

Shumë shpesh ndani mendimin tuaj pa jua kërkuar, prandaj të tjerët mendojnë se nuk i respektoni ose që mendoni se ata nuk po e jetojnë jetën siç duhet.

Nëse kjo është diçka që dëshironi të ndryshoni, provoni të bëni më shumë pyetje kur takoni njerëz të rinj në vend që të dilni në përfundime. Do të mësoni më shumë dhe të tjerëve do ju pëlqejë që jeni kurioz për ta.

Gruaja dhe dy siluetat

Nëse vëreni së pari gruan dhe dy siluetat para trenit, atëherë duhet të bëheni të vetëdijshëm se informacionet personale i ndani shumë shpejt me të tjerët. Sipas mendimit tuaj, kjo nuk është aspak diçka e çuditshme. Ju e konsideroni veten një libër të hapur dhe nuk është problem që të tregoni detajet më personale për veten tuaj. Të qenit i hapur dhe i sinqertë mund të jetë një tipar i madh.

Por diskutimi rreth intimitetit tuaj me njerëzit që sapo keni takuar mund të jetë një veprim jo i zgjuar. Ju nuk mund t’u besoni njerëzve që sapo i takoni, kështu që kur flisni shumë, personi tjetër do të ndihet nën presion që të bëjë të njëjtën gjë. Jepuni miqve të rinj kohë.

Të dy siluetat të veshura me të bardha

Kur takoni njerëz të rinj, jeni shumë të qetë. Ndiheni më rehat kur heshtni në fillim dhe më pas nisni të flisni në bazë të atyre që keni dëgjuar. Sipas mendimit tuaj, është më mirë të mos flisni sesa të bëni një bisedë të pakuptimtë dhe të mendoni se të gjithë pajtohen me këtë gjë.

E vërteta është ndryshe. Biseda “e pakuptimtë” ekziston për një arsye. Mund të mos ju pëlqejë, por kjo ju ndihmon të njihni dikë dhe të bëni miq të rinj.

Njerëzit në tren

Karakteristika juaj më e çuditshme është se jeni shumë i zhurmshëm. Është krejt normale të jesh kurioz për jetën e njerëzve të tjerë, por mos harroni se askush nuk është i detyruar t’ju tregojë asgjë nëse nuk dëshiron.

Dëshira juaj për t’u përfshirë do të realizohet me kalimin e kohës. Kur nuk flisni për jetën e të tjerëve, njerëzit që ju rrethojnë do t’ju besojnë më lehtë për të komunikuar gjëra të rëndësishme me ju.

Tren

Ju mund të mos i kushtoni shumë vëmendje sjelljeve, por ato janë vërtet të rëndësishme. Ndërprerja e bashkëbiseduesit tuaj për të thënë diçka që keni në mendje, do ta largojë atë nga ju dhe do të ndiheni vetëm. Para se të thoni diçka, merrni parasysh ndjenjat e të tjerëve.

Burimi: Italia Feed

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/