Çfarë i ndodhi? Modelja Amelia Hamlin fotografohet krah të dashurit me buzë të nxira dhe…

Apr 17, 2021 | 15:57
SHPËRNDAJE

Modelja e njohur, Amelia Hamlin u fotografua nga paparacët me buzë të nxira dhe të mavijosura, duke shqetësuar kështu të gjithë fansat e saj.

amelia hamlin (5)

19-vjeçarja u pa duke ecur në rrugët e Miamit me të dashurin e saj 37-vjeçar, Scott Disick (ish-bashkëshorti i Kourtney Kardashian) dhe me vajzën e tij, Penelope, por vëmendjen e mori buza e nxirë, shkruan “Daily Mail”.

amelia hamlin (7)

Nuk dihet nëse kjo ka ardhur si rezultat i një procedure estetike. Nëna e Amelia-s, Lisa, e cila është 57 vjeç, tregoi një vit më parë që i kishte fryrë buzët me mbushës (fillers) rreth moshës 20 vjeç dhe duket se vajza e saj tashmë po bën të njëjtën gjë.

amelia hamlin (8)

Injeksionet në buzë, që i bëjnë ato më të trasha dhe më të plota, janë bërë jashtëzakonisht të njohura dhe të zakonshme tek personat e famshëm.

amelia hamlin (1)

Injeksionet mund të bëhen kryesisht nga acidi hialuronik dhe mund të kryhen vetëm në disa minuta, por ndonjëherë mund të shkaktojnë mavijosje.

amelia hamlin (4)

Amelia nuk ka reaguar nëse i është nënshtruar ndonjë operacioni kozmetik në të kaluarën, por ka zbuluar se dikur i është nënshtruar operacionit të gjoksit për ta zvogëluar atë. Kjo ka ndodhur gjatë moshës 16-vjeçare dhe modelja e ka përshkruar atë si eksperiencën më të keqe ndonjëherë.

amelia hamlin (2) amelia hamlin (6) amelia hamlin (10) amelia hamlin (3)

amelia hamlin (9)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura