Çfarë i ndodhi Ledri Vulës në skenë gjatë koncertit? Butrint Imeri publikon pamjet e incidentit në rrjete sociale

Sep 27, 2021 | 15:03
SHPËRNDAJE

As Ledri Vula nuk i ka shpëtuar momenteve të sikletshme në skenë! Këngëtari ka pësuar një incident të vogël, i cili është publikuar në rrjete sociale nga kolegu i tij, Butrint Imeri.

ledri vula (4)

Në imazhet që Imeri ndau me ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram, Ledri shihet teksa hyn në skenë dhe në një moment këmbët i rrëshqasin, por fatmirësisht, arrin të ruajë ekuilibrin dhe vazhdon të këndojë normalisht.

Keq e kishin lon plloqen (pllakën në skenë)”, shkroi Ledri krahas videos, duke treguar se e ka gjetur “fajtorin” që e bëri të humbasë ekuilibrin para fansave.

Tashmë që është bërë baba, në rrjetet sociale të Ledrit nuk mungojnë foto me vajzën e tij, Poem Blu. Këngëtari dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar.

Herë pas here, pjesë e koncerteve të këngëtarit janë edhe Sara dhe Poem Blu, të cilat janë kthyer në fansat më të mëdha të tij.

ledri vula (2) ledri vula (1) sara hoxha ledri vula (5) sara hoxha ledri vula (1) ledri vula sara hoxha (5) ledri vula sara hoxha (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura