Çfarë i lidh 7 holandezë me ekzekutimin e trefishtë në Tiranë? Pritet dëshmia e tyre

Oct 6, 2017 | 23:15
SHPËRNDAJE

Shtatë holandezë janë thirrur për të dëshmuar në gjyqin e masakres së bulevardit ‘Zogu i Parë’ ku në Maj të 2015 u vranë Mentor Lufi, Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

ekzekutimi

Dyshohet se ngjarja e ndodhur në Tiranë është një zinxhir hakmarrjesh që lidhet me vrasjen e Durim Sulkut në Holandë në prill të 2015. Pikërisht për këtë episod do të pyeten holandezët. Durim Sulku ishte i vëllai i besnik Sulkut. Për këtë vrasje prokuroria akuzon nipat e Mentor Lufit, Kejvi dhe Markeljan Doçi.

Në seancën e kesaj të premte do jepnin deshmitë e tyre tre të pandehurit dy vëllezërit Doçi dhe italiani Salvatore Letizia. Të tre kanë preferuar t’i qëndrojnë deponimeve të dhëna gjatë hetimeve.

Markeljan dhe Kejvi Doçi pranojnë vrasjen e Besnik Sulkut kryer në Tiranë . Ata thanë se ishin nën shoqërinë e xhaxhait të tyre Mentor Lufi kur Durim Sulku dhe Salvatore Letizia i kanë sulmuar me armë.

Ata pretendojnë se këtë vrasje e kanë kryer për vetëmbrojtje. Por 2 vëllezërit nuk pranuan vrasjen e Durim Sulkut në një parkim Roterdam. Ky gjyq është ndjekur dhe nga nëna e dy vëllezërve të vrarë Besnik dhe Durim Sulkut.

Ngjarja ndodhi në 27 Maj të 2015 në afërsi të fakultetit të Shkencave të Natyrës ku Besnik Sulku dhe Salavtore Letizia morën hak për vrasjen e Durim Sulkut ende pa mbushur 40 ditë nga vdekja e tij.

Tv Klan 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura