Çfarë i kërkojnë Ramës qytetarët: ‘Nëse arreston Tahirin…’

Oct 17, 2017 | 19:19
SHPËRNDAJE

Ne kulmin e akuzave ndaj ish-ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri, nderkohe qe media italiane plasi bomben e pergjimeve te Moisi Habilajt, duke nxjerre edhe emrin e Saimirit qe i duhen cuar 30 mije euro dhe kur PD kerkon me force arrestimin e tij, nuk ka munguar as zeri i qytetareve qe pyesin Ramen per kete ceshtje.

Rama-Tahiri

“Pershendetje zoti kryeminister nqs se jan te verteta akuzat ndaj sajmir tahirit dhe e futeni ne burg ateher do te besojm qe po ben shtet”- i shkruan nje komentues.

Nje tjeter e pyet a jane te verteta akuzat, kurse dikush tjeter ironizon teksa i shkruan “Mundohu ta mbrosh Sae Qorrin se edhe ai ka kontribut si Gramozi”.

Disa nga komentet 

komente

 

Ftesa e Rames 

Doni te therrisni kryeministrin Rama apo ministrat ne interpelance ne Kuvend? Menyren se si ta arrini ua ben te qarte vete kryeministri me postimin e radhes ne faqen e tij ne Facebook.  Ai me nje video, tregon hapat qe duhet te ndiqni per te realizuar interpelancen.

rama kuvend

Postimi i Rames 

MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë demonstrim të radhës se si, çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës me qytetarët, mund të përdorë dritaren “Interpelanca Ime” në Platformën online “Për Shqipërinë që Duam”, për të thirrur në interpelancë Kryeministrin, zv/kryeministren dhe ministrat, njësoj siç e bëjnë deputetët.

Mjafton një numër prej 100 anëtarësh të regjistruar, që për një problem komunitar, për një problem me ndjeshmëri rajonale, për një problem të nxehtë kombëtar mund të kërkojnë interpelancën me cilindo anëtar të kabinetit dhe platforma do të ketë ekranin e vet, ku, në kohë reale do të zhvillohet interpelanca e kërkuar.

Për këto e plot të tjera që do t’i mësoni me një vizitë në Platformën online të Bashkëqeverisjes, mjafton të regjistroheni si pjesëtarë aktivë të Aleancës për Shqipërinë që duam në www.shqiperiaqeduam.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura