Çfarë fshihnin? Dy persona nuk pranojnë të tregojnë dokumentet, incident me policinë

Apr 7, 2021 | 10:56
SHPËRNDAJE

167954091_3029766687309682_7984071953552400317_n

Një 44-vjeçar dhe një djalë i ri 19 vjeç të cilët po udhëtonin sëbashku, nuk kanë dashur të tregojnë dokumentet e mjetit gjatë kontollit të policisë në vendin e quajtur Dogana në Berat.

Ata u arrestuan pasi i kundërshtuan me forcë uniformat blu.

“Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. Q., 44 vjeç dhe B. Q., 19 vjeç, të dy banues në lagjen Çlirim, Berat.

Këta shtetas, në vendin e quajtur “Dogana”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në pikën e kontrollit, nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentacionin e mjetit dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë”, tha Policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura