Çfarë fshihet pas videos së publikuar nga Ermal Mamaqi ku shfaqet bashkë me Luana Vjollcën?

Aug 7, 2020 | 14:33
SHPËRNDAJE

Ermal mamaqi-Luana Vjollca (4)Luana Vjollca është një ndër moderatoret shqiptare që tërheq vëmendjen e të gjithëve me format e saj trupore, të lakmuara nga shumë vajza.

Por sigurisht, si një vajzë që punon fort, nuk mund të mjaftohej vetëm me moderimin dhe u bë pjesë edhe e tregut muzikor.

Një ndër “konkurrentët” e saj në fushën e medias ka qenë Ermal Mamaqi, emisioni i të cilit, “Xing me Ermalin” , transmetohej në të njëjtën ditë me emisionin “Shiko kush Luan”, të drejtuar nga Luana.

Pavarësisht konkurrencës mes njëri-tjetrit, ata duket se janë miq të mirë.

Ditën e djeshme, Ermali ka surprizuar fansat nëpërmjet një videoje të publikuar në Instastory, ku shfaqet nën prezencën e Luanës.

Nuk dihet nëse do të kemi një bashkëpunim nga ata në fushën e medias apo në atë të muzikës.

Ndërsa Luana ka qenë aktive në ekran, nuk mund të themi të njëjtën gjë për Ermalin, i cili prej disa kohësh nuk është “ndjerë”.

Por, javën e kaluar, ai njoftoi se po punonte mbi diçka ndryshe, që njihet si “motivational speaker”, pra dëshiron që të bëhet influencues dhe të motivojë të tjerët.

Ende nuk dihet nëse Luana do të vazhdojë me emisionin “Shiko kush Luan” apo me emisionin për të rinjtë, i cili nuk arriti të transmetohej për shkak të pandemisë.

Gjithashtu, pritet që së shpejti të lançohet bashkëpunimi i saj me këngëtarin latin Jay Santos.

Ermal mamaqi-Luana Vjollca (5) Ermal mamaqi-Luana Vjollca (3) Ermal mamaqi-Luana Vjollca (2) Ermal mamaqi-Luana Vjollca (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura