Çfarë është pozitiviteti toksik dhe pse është i keq për ju? Nga stresi deri tek depresioni, ja ç’duhet të dini për pasojat e tij

Nov 10, 2020 | 14:10
SHPËRNDAJE

Të kesh një këndvështrim pozitiv për jetën mund të jetë një gjë e shëndetshme që të ndihmon të kalosh kohë të vështira.

pozitiviteti toksik (1)

Sidoqoftë, pozitiviteti mund të jetë edhe toksik, nëse nuk është real. Dhe kjo mund të dëmtojë gjendjen tuaj emocionale dhe mendore.

“Bright Side” zbulon rastet kur të qenit pozitiv është më shumë e dëmshme sesa e shëndetshme:

Mediat sociale janë një nga burimet kryesore të problemit.

pozitiviteti toksik (2)

Kur bëhet fjalë për mediat sociale, njerëzve u pëlqen të duken të përsosur dhe të ndajnë vetëm njërën anë të jetës së tyre. Shqetësimet, mundimet dhe ndjenjat e vështira, zakonisht qëndrojnë të fshehura.

Filloni të fshihni emocionet, dhe kjo mund të jetë e dëmshme.

pozitiviteti toksik (5)

Kur shihni postime që tregojnë vetëm njerëz të lumtur që janë gjithmonë të gëzuar, edhe pse kjo mund të mos jetë ashtu siç duket, ju mund të ndiheni nën presion për t’u dukur si ata.

Kështu që vendosni një maskë dhe përpiqeni të dukeni sikur gjithçka po shkon shkëlqyeshëm në jetën tuaj dhe sikur nuk prekeni emocionalisht nga vështirësitë që keni kaluar.

Dhe nëse nuk e bëni këtë, filloni të ndiheni të turpëruar që po ndjeni trishtim, shqetësim, nuk ndiheni të motivuar dhe jeni të dëshpëruar. Për shkak të gëzimit të njerëzve tek postimet që ata bëjnë, ju ndiheni të dobët nëse lejoni emocionet negative të mbizotërojnë. Prandaj i fshihni dhe përpiqeni të mos mendoni për to.

Është e kuptueshme të mendosh se diçka e tillë do të ndihmojë në përmirësimin e situatës, por në realitet, kjo vetëm i bën gjërat më keq. Fshehja e emocioneve reale dhe mospërballja me problemet, në fakt mund të shkaktojë më shumë stres, ankth dhe depresion .

Ndonjëherë njerëzit nuk e kanë me të keq, por në fund të fundit na lëndojnë.

pozitiviteti toksik (7)

Miqtë dhe familja jonë dëshirojnë të na ndihmojnë dhe të na gëzojnë, por mund të jetë e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Prandaj ata mund të përdorin shprehje të tilla si “Thjesht qëndro pozitiv!” ose “Mund të jetë më keq”, duke ju shkaktuar më shumë pozitivitet toksik.

Ajo që mund të thonë në vend të këtyre, që do të tingëllonte e dobishme dhe e kuptueshme, janë gjëra të tilla si: “Unë shoh që jeni me të vërtetë i stresuar, a ka ndonjë gjë që mund të bëj?” ose “Më vjen keq që po e kalon këtë.” Gjëja e rëndësishme është të mos minimizoni vuajtjet e dikujt ose të zhvlerësoni emocionet e tyre, por le t’i ndjejnë ato që ndiejnë, edhe nëse është e vështirë, dhe t’i mbështesni ata.

Mos harroni se ndjenjat duhet të jenë reciproke.

pozitiviteti toksik (6)

Ju mund të ndjeni presion për të ndjerë vetëm emocione pozitive. Dhe nëse jo, mund të mendoni se opsioni juaj i vetëm është të ndjeni thjesht dhimbje, stres ose ndonjë gjë tjetër që duket negative. Sidoqoftë, mund të përjetoni ndjenja pozitive dhe negative në të njëjtën kohë.

Për shembull, nëse keni humbur vendin e punës, është e kuptueshme të ndiheni të frustruar dhe të shqetësuar, sepse mendoni nëse do të jeni në gjendje të gjeni një punë të re apo jo.

Dhe mund të hasni ndonjë pozitivitet toksik nëse të gjithë rreth jush thonë gjëra të tilla si: “Të paktën ke familjen dhe shëndet të mirë”, ose “Gjithçka ndodh për një arsye. Tani ke shumë mundësi të reja! ”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura