Çfarë është Android TV Box dhe nga ndryshon me Dream Box?

Jan 19, 2018 | 8:16
SHPËRNDAJE

Ku qëndron ngatërresa që bëjnë sot institucionet ligjzbatuese dhe si bëhet dallimi i këtyre dy pajisjeve.

 

Jemi në epokën e internetit dhe në ditët e përdorimit të pajisjeve Smart. Por, ato me të cilat çdokush është i lidhur më shumë janë smartphone-t. Teknologjia, duke parë këtë ecuri, e ka zgjeruar atë duke bërë të mundur që gjithçka njerëzit kanë në smartphone-in e tyre t’i shohin në televizorin e shtëpisë apo zyrës së tyre, për tu ndjerë më komod nëpërmjet pajisjeve të ndryshme. Njëra prej tyre që përdoret gjerësisht në të gjithë botën është “Android TV Box”.

Prodhuesit më të njohur në treg të këtyre pajisjeve janë Google, Amazon, Apple dhe Roku. Këto pajisje janë totalisht të ligjshme dhe mund të blihen nga njerëzit e zakonshmëm ne portalet e ndryshme online dhe dyqanet e ndyshme elektronike kudo në botë, dhe tashmë edhe në Shqipëri.

Modelet më të përdorura dhe më cilësore janë:

AMAZON FIRE TV

GOOGLE CHROMECAST

 

APPLE TV

ROKU 4

Sot, “Android TV Box” është bërë një produkt shumë i populluar i cili tregtohet në vende të ndryshme të botës.

 tele

Si Funksionon Android TV Box

Android TV Box është thjesht një aparaturë televizive e cila e kthen televizorin tuaj në Smart TV. Kjo aparaturë bën të mundur që të njëjtin sistem operativ që secili nga ne përdor në smartphone, tablet apo pajisje të tjera, të shfaqen në ekranin e televizorit. Pra, nëpërmjet Android TV Box ju mund të navigoni në internet, të hapni faqe të ndryshme ëeb apo të shkarkoni miliona aplikacione Android dhe t’i shikoni në televizorin tuaj duke e komanduar nga telekomanda e saj. Aplikacionet të cilat mund të shkarkohen nga Google Play Store mund të përdoren për funksione të ndryshme sipas preferencave të përdoruesit. Përdoruesi duhet të hapi nje llogari Google për të shkarkuar aplikacione si YouTube, Skype, Viber, Chrome, Facebook, E-mail etj.  Pajisja në momentin që blihet vlen me disa aplikacione bazë të sistemit.

fish usb

Sistemi i operimit që përdor është sistem me bazë Android, identike me të gjithë smartfonet Samsung, HTC, Huawei, Lenovo apo Xiaomi.

Pajisje të tjera të cilat janë te ngjashme dhe disponibël në treg jane televizorët SmartTV të markave prestigjioze si Samsung dhe LG. Sistemi Android është i instaluar brenda televizorëve të gjeneratës Smart.

ps

Përvec Android TV Box në treg ka edhe pajisje të quajtur “Dream Box”, e cila është një dekoder satelitor që ofron programacione të kanaleve të ndryshme televizive. Dream Box është produkt i ndaluar për tu tregtuar në tregun shqiptar, por individë që merren me pirateri e fusin kontrabandë. Ata ofrojnë me anë të këtyre pajisjeve kanale me pagese si programacionet e Digitalb, HBO, Tring, e të jera. Këto pajisje përdoret për shfaqjen e ndeshjeve dhe programacionit me pagesë dhe janë të programuara për transmetimin e kanaleve televezive. Pra, nuk kanë përdorim të gjerë si Facebook, YouTube, Skype, etj.

tv

Pajisjet DreamBox hyjnë në tregun shqiptar në mënyra të fshehta dhe konsiderohen të paligjshme. Por, këtu ka një ngatërresë në lidhje me këto pajisje dhe pajisjes Android TV Box. Shpeshherë këtë ngatërresë e bëjnë edhe institucionet ligjzbatuese si policia apo organi i akuzës, dhe duke mos patur informacion mbi teknologjitë e fundit, i klasifikojnë të gjitha pajisjet të cilat kane emra përshkrues të ngjashëm me DreamBox, duke i konsideruar kështu të gjitha të paligjshme.

kanale

Ky fakt është tejet shqetesues dhe cënues për operatorët e tregut të elektronikës, por edhe për përdoruesit. Por, jo vetëm aq: Sipas kësaj logjike çdo përdorues Android i bie që të futet në burg, pra gjysma e popullsisë së Shqipërisë. Për pasojë, në disa operacione që janë ndërmarrë, kanë sekuestruar padrejtësisht dhe në mënyrë flagrante përdorimin e Android TV Box si dhe kanë ndëshkruar në mënyrë antiligjore subjektet dhe individët që i tregtojnë.

smart

Më poshtë, gjeni dallimin mes pajisjes së një Android BOX-i dhe një DreamBox-i. sipas skemës.

 

tv

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura