Çfarë e rëndoi menjëherë gjendjen e 49-vjeçarit nga Tirana, detaje për viktimën e 5-të të koronavirusit

Mar 24, 2020 | 11:36
SHPËRNDAJE

Viktima e pestë i prekur nga koronavirusi në vendin tonë është një 49 vjecar nga Tirana, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.koronavirus-pacienti-karantina-infektivi-COVID19-Infektivi4

Ky pacient ka qënë i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa 10 ditë ka qëndruar në terapi intensive. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus cka mund ta ketë rënduar gjendjen e tij.

“News 24” raporton se ai ishte ndër pacientët e aprë të prekur dhe të shturar në vend me këtë virus dhe se komplikacionet me zemrën e kanë agravuar situatën e tij, duke i shkaktuar edhe vdekjen.

“Ka pasur komplikacion të menjëhershëm, shkak është bërë rëndimi apo komplikacioni në zemër”,- tha gazetari.

Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit.

Janë 123 persona të prekur nga ky virus në vend, 10 të shëruar dhe 5 viktima. Kujtojmë që harta e të prekurve nga COVID-19 eshte shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit. BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura