Çfarë do të ndodhë me huliganët e dhunshëm në finalen e Conference League? Ministri i Brendshëm: Ne s’mund t’i ndalojmë njerëzit të hyjnë në Shqipëri, por…

May 23, 2022 | 15:20
SHPËRNDAJE

Në finalen e Conference League që do të luhet në Tiranë nuk përjashtohen edhe rastet e dhunës, nga tifozët e “çmendur” të të dyja skuadrave, të cilët mund të krijojnë edhe rrëmujë në kryeqytetin shqiptar.

Për këtë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh se nuk mund të ndalojnë askënd të hyjë në vendin tonë, por në bashkëpunim me policitë e Romës dhe të Roterdamit po punojnë me qëllim që të mos ketë akte dhune.

“Kemi kohë që punojnë me policinë e Roterdamit dhe të Romës. Na janë bashkuar ekipet e tyre të policisë dhe po koordinojmë veprimet për të parandaluar çdo veprim të pakëndshëm. Ne nuk mund të ndalojmë njerëz të hyjnë në Shqipëri, por ne do marrim masa për të parandaluar çdo akt dhune apo nxitës të dhunës.  I kemi marrë të gjitha masat për ta parandaluar këtë.

Kemi hapësira të dedikuara për parkimin e autobusëve që do vijnë të shijojnë ndeshjen. E gjithë struktura jonë e policisë në bashkëpunim me bashkinë dhe institucioneve të tjera ka koordinuar gjithçka që kjo situate të menaxhohet

Kemi marrë masat që fluksi i jashtëzakonshëm dhe i paparë ndonjëherë për Shqipërinë i fluturimeve të menaxhohet në mënyrën më perfektë për të mos patur asnjë situatë vonese apo rrëmuje”, tha ministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura