Çfarë do të ndodhë me çmimet e karburanteve? Ministrja e Financave paralajmëron shfuqizimin e Bordit të Transparencës: Jemi në një proces…

Jan 12, 2023 | 23:43
SHPËRNDAJE

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka paralajmëruar se Bordi i Transparencës për çmimin e naftës, por edhe për produktet ushqimore pritet të pezullohen.

nafta-new

Ajo ka deklaruar se në qeveri po diskutohet për shfuqizim të tyre, gati një vit pas ngritjes së tyre.

“Kemi diskutuar për shfuqizimin e bordit. Jemi në një situatë ku çmimet e karburanteve kanë krijuar një stabilitet dhe nuk kanë luhatje dhe  jemi në një proces të vendimmarrjes për pezullim të aktiviteteve të bordeve. Arsyeja pse bordet u ngritën ishte vetëm një që të limitoheshin fitimet, me qëllim pasjen e një çmimi më të ulët për konsumatorët”, tha ministrja në një intervistë për Abc.

Ministrja nuk dha një afat kur mund të shfuqizohen, por theksoi se do të qeveria do të vazhdojë të mbikëqyrë çmimet me qëllim mos ketë abuzime.

“Une mendoj se duke bërë një analizë të bordit, mendoj se kjo periudhë ka shërbyer që edhe operatoret e tregut të kenë një disipline për përcaktimin e çmimeve, e cila do të vazhdojë edhe pas shfuqizimit të bordit. Ne do të vazhdojmë mbikëqyrjen e këtyre çmimeve me qëllim eliminim e spekulimeve që mund të bëhen”, tha ministrja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura