Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është pyetur nga gazetarët pas konferencës për trafikun lidhur me akuzat për Saimir Tahirin, ku ndër të tjera tha se dosja “Habilaj” nuk i përket Policisë shqiptare.
“Është iniciuar dhe vazhdohet nga drejtësia italiane. Se pjesa tjetër, nuk besoj se bëj pjesë tek ata njerëzit që kam qejf të flasë pafund dhe për asgjë. Në këtë rast kur flet drejtësia këto janë çështje që i përkasin drejtësisë, nuk ka pse flet Ministria dhe ministri”.
Pyetje: Në strukturat e identifikuara, ka të bëjë me kanabizimin e vendit…
Ministri Xhafaj: Kam një vit që merrem me këtë çështje dhe siç e keni parë.
Unë kam vetëm një muaj, por unë ju vlerësoj shumë ju për pritshmëritë e larta që keni ndaj meje me një muaj kërkoni aq shumë.
“Prisni, duroni dhe shikoni”, përfundoi ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al