“Çfarë bënin në prill 2018, Rama, Dako dhe Endri Fuga në aktivitetin vjetor të Yacht Club në Monte Carlo”?

Oct 23, 2018 | 14:33
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një postim në Facebook, ka hedhur akuza për Kryeministrin e Edi Rama, Endri Fugës dhe Vangjush Dakos.

Paloka shkruan se Rama, Dako dhe Fuga kanë udhëtuar së bashku në Monte Karlo, ku kanë qenë në një hotel luksoz.

“Me cfare statusi ishin keta, ne takimin vjetor te njerit prej klubeve private me eksluzive te globit (antaret e te cilit jane milionere dhe miliardere ) ne nje nga hotelet e cilesuara si “ekstremisht luksoz” te nje qyteti ekstremisht te shtrenjte si Monte Carlo?”, vijon më tej Paloka.

paloka

POSTIMI I PLOTË

Dikush me pyeti se pse Rama nuk e shet dhe Gjushin sic ben me te tjeret kur i cenohet interesi i tij.

Arsyeja kryesore eshte se Gjushi , Tahiri, Balla , Ahmetaj, Gjiknuri e ca te tjere, jane personazhet qe kane kryer dhe kryejne punet e pista per Ramen. Ata jane jo vetem nderlidhesit kryesore te Rames me krimin po dhe me milionat e parave. E per me teper, per shkak te kesaj lidhjeje, ata mbajne te gjithe skelete te Rames ne sirtaret e tyre.

Po mbase ju a shpjegon shqiptareve ky qe ja nxjerr koken Rama sa here eshte ne siklet, Fuga.

Pak kohe me pare ky komsomolasi “modern”, qe administron tregun e mediave per shefin e tij, deklaronte se “te thuash qe Rames i pelqejne parate dhe luksi eshte cmenduri”…?

Cfare benin ne prill 2018 ,Edvin Rama, Vangjush Dako dhe Endri Fuga ne aktivitetin vjetor te Yacht Club ne Hotel Fairmont ne MonteCarlo ?

Me cfare statusi ishin keta, ne takimin vjetor te njerit prej klubeve private me eksluzive te globit (antaret e te cilit jane milionere dhe miliardere ) ne nje nga hotelet e cilesuara si “ekstremisht luksoz” te nje qyteti ekstremisht te shtrenjte si Monte Carlo ?

Mos nxitoni te bertisni “shpifje” se ka edhe me…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura