Çfarë bën Xhensila përpara se të vijnë miq në shtëpi: Tregimi i Besit do t’ju shkrijë së qeshuri

Oct 14, 2017 | 22:30
SHPËRNDAJE

Duke pasur të ftuar një aktor të suksesshëm humori siç është Besart Kallaku, ishte e pritshme që seria e kësaj të shtune e ‘Xing me Ermalin’ të ishte një ndër më komiket dhe si moderatori Mamaqi ashtu edhe Besi, u kujdesën që t’i përmbushnin këto pritshmëri. Një ndër momentet më komike në studion e emisionit padyshim ka qenë rrëfeimi i Besit pasi u pyet sesi është Xhensila si nuse.

“Nuk e di pse, ndoshta për faktin që është nga Jugu, por se ç’ka një fiksim për pastërtinë. Ore sa më zë trupi rehat në çarçaf, ditën e dytë më ndërron çarçafin. Dy ditë rresht nuk flej rehat.”-rrëfeu aktori, i cili ndonëse u martua thuajse një muaj më parë, bashkëjeton prej disa kohësh me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

“Kur vijnë njerëz për darkë, seç ka një mani që të hedhë çdo gjë që gjen mbi tavolinë. I fut në qese të plehrave dhe deri tani kemi blerë nja 4 pulte televizori se do vetëm t’i fshehë gjërat. Një natë po na vinin njerëz për darkë disa miq. Pasi kishte rregulluar çdo gjë të mundshme, bie zilja. Unë turrem të hap derën, kur kjo sheh diçka në tokë, një letër a diçka.

Më tha vetëm kaq: ‘Mos e haaaap!’.”-tha Kallaku duke imituar Xhensilën me lëvizje të ngadalësuara e duke u hedhur përtokë për të marrë letrën në fjalë.

“E hodhi dhe tha: ‘Hape!’ Dhe bënte sikur s’kishte ndodhur asgjë!’- tregoi aktori duke shkaktuar të qeshura të shumta në studio.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura