“Çfarë bën për të jetuar”/ Ledri Vula nuk nguron të japë një përgjigje: Only Fans (VIDEO)

May 14, 2022 | 9:56
SHPËRNDAJE

Një nga këngëtarët padyshim më të pëlqyer në estradën shqiptare, Ledri Vula pritet ta “djegë” edhe ketë verë me hite. Nuk kanë kaluar akoma 10 ditë nga kënga e tij e fundit, ndërsa duket se ai e ka gati edhe projektin e ri.

Reperi mesa duket ndodhet ne Monaco së bashku me partneren e tij Sarën, ku po xhirojnë klipin e ri. Kjo pasi në një video Ledri publikoi një video ku dëgjohet të thuhet emri i vendit disa herë. Madje ai realizoi edhe një TikTok që u kthye në trend menjëherë. Reperi me këngën e tij në sfond nga shtëpia “zhduket” në Monaco.

Nga videot e fundit, 35-vjeçari e ka marrë seriozisht edhe platformën argëtuese TikTok duke ndjekur sensacionet e fundit. Në një tjetër video Ledri ka realizuar trendin që u bëhet të “pasurve”, “Çfarë bën për të jetuar”.

Reperi së bashku me Sara Hoxhën në një ferrari të verdhë jep përgjigjen epike.

“Only Fans”-thotë Ledri duke qeshur.

Ledri dhe Sara janë një nga çiftet më të dashura shqiptare. Lidhja e tyre u zbulua vite më parë, por vetë çift konfirmoi lajmet në prill të 2020. Asokohe, Ledri publikoi një foto me Sarën teksa shiheshin të përqafuar.

Sara Hoxha dhe Ledri Vula bëhen prindër për herë të parë – Abc News

LAJMIN E PLOTE E LEXONI NE PANORAMAPLUS.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura