“Çfarë bën pasi kryen seks?”/ Vajza e ish-deputetes së PD-së flet për jetën private: Jam e dashuruar, e ngacmova unë e para

Oct 15, 2021 | 23:40
SHPËRNDAJE

Ada Deda, vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda, ka folur publikisht për të dashurin e saj. Ndonëse nuk ia zbuloi identitetin, modelja seksi pranoi se ishte dashuri me shikim të parë.

ada deda (3)

Gjatë intervistës për “Boo Boo”, Ada tha se është shumë skeptike kur vjen puna tek shoqëria mes një vajze dhe një djali, pasi sipas saj gjithmonë një raport i tillë përfundon me shprehjen e pëlqimit. Ndërsa për të dashurin e saj, biondja tha se ka qenë ajo që ka marrë hapin e para dhe i ka folur.

Është më i mirë se unë, kjo është e sigurtë. Besoj te dashuria edhe besoj dhe të dashuria me shikim të parë. E tillë ishte dhe kjo, sepse ishte i vetmi çun që unë e pashë, e pëlqeva direkt dhe e ngacmova unë e para.

Më rrinte mua kështu indiferent edhe thoja ‘Uau!’. Në një moment që mua më pëlqen një çun, nuk i pëlqej unë. Kjo ishte një shtysë për ta njohur. Kemi shumë kohë bashkë, mos na merrni mësysh. Nuk dua të flas për detaje”,- tha Deda.

ada deda (1)

Mes “parave me shumicë dhe dashurisë me shumicë”, Ada zgjodhi këtë të fundit.

Kur ke njeriun që do dhe ndihesh e plotësuar me të, paraja… Jam me idenë që paraja ikën dhe vjen, para do bëjmë të dy bashkë”,- tha ajo.

Çfarë bën pasi bën seks?”,- ishte një nga pyetjet pikante nga ndjekësit në rrjete sociale për Adën, e cila iu shmang përgjigjes duke thënë: “Ta kërkojmë një herë në internet. Po ç’i keni këto pyetje?!”.

ada deda (4)

22-vjeçarja tregoi para pak ditësh se në fillimet e karrierës e ka ndihmuar fakti që nëna e saj ishte e njohur, ndërsa tani është shkëputur nga emri i saj.

Mendoj se gjithçka ka nisur në moshën 16-vjeçare kur të gjitha vajzat dëshirojnë të bëjnë foto të bukura dhe të bëhen modele.Pavarësisht kësaj, e kam thënë dhe më parë, më ka ndihmuar shumë emri i mamit.

Kështu që, hap pas hapi arrita këtu ku jam. Tani jam mësuar, nuk më ka shqetësuar aspak, as në fillime. Thjesht kam filluar të shkëputem nga emri i mamit, portalet tani fillojnë me emrin Ada Deda modelja”,- u shpreh Ada Deda.

ada deda (1)

Modelja pranoi se përdor photoshop në imazhet e publikuara në Instagram ndërsa tregoi se fotot me bikini janë më të pëlqyera nga ndjekësit e saj.

Foto me bikini ecin më shumë, jo vetëm ndiqen nga djemtë por edhe nga vajzat që të komentojnë për photoshop. Unë e përdor photoshop, e gjej diçka tek fotot për të ndryshuar”, u shpreh 22-vjeçarja.

ada deda (21) ada deda (17) ada deda (16) ada deda (14) ada deda (11) ada deda (10) ada deda (13) ada deda (9) ada deda (8) ada deda (7) ada deda (6) ada deda (5) ada deda (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura