“Çfarë bën kështu?!”, informatori i policisë u ekzekutua në momentin që fliste në telefon me…

Sep 7, 2018 | 11:39
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e informatorit për parcelat me kanabis në Memaliaj.

Sipas infroamcioneve mësohet se për këtë vrasje janë shoqëruar 5 perosna, por ende nuk dihet në këta janë të dyshuar apo jo.

alket-muho

Po ashtu po hetohet për të gjetur autorin, pasi vetëm pak ditë më parë në Memaliaj, u asgjësuan disa parcela me kanabis.

Burime nga hetimet bëjnë me dije se “në momentin që është qëlluar, Muho po fliste në telefon me bashkëshorten e tij e cila ka dëgjuar 43-vjeçarin tu thoshte disa personave: Çfarë bën kështu?!”, shkruan OraNews

Pas këtyre fjalëve, bashkëshortja ka dëgjuar krisma në telefon dhe menjëherë ka lajmëruar të afërm të tij.

Viktima do të përcillet sot në banesën e fudnit në qytetin e Patosit.

Ja kush është informatori i policisë që u ekzekutua. U vra pasi sinjalizoi parcelat e drogës

Një 43-vjeçar, baba i dy fëmijëve, është ekzekutuar paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Rabije, në Memaliaj të Tepelenës.

Viktima është Alket Muho dhe është gjetur i pajetë rreth orës 10:10 nga bashkëshortja në tokat që kishte në pronësi, në një zonë mes fshatrave Rabije dhe Gllavë. E shoqja ka lajmëruar menjëherë Policinë, sapo ka kuptuar se ai ishte vrarë me armë zjarri.

Burime nga Policia thanë se ka dyshime që 43-vjeçari të jetë ekzekutuar me armë automatike dhe ka plumba në trup e në kokë. Fillimisht, nisur edhe nga deklarimet e të shoqes, u dyshua se vrasja mund të kishte ndodhur për shkak të konflikteve të pronësisë, pasi ajo është shprehur se kishte disa probleme të tilla. Por sapo janë vënë në dijeni për ngjarjen, autoritetet e Policisë kanë ngritur edhe një pistë tjetër, që duket se është edhe më bindëse.

Vrasja mund të ketë ndodhur edhe për shkak se viktima kishte denoncuar disa ditë më parë disa parcela ku po kultivohej hashash, pranë fshatit të tij. Policia nuk ka dhënë ende një version zyrtar për motivet e ngjarjes, por burimet konfirmuan se Alket Muho kishte informuar strukturat për kultivimin e kanabisit, informacion që tri  ditë më parë rezultoi i saktë.

“Në afërsi të fshatit Rabije, Memaliaj, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M., 43 vjeç, banues në Rabije, Memaliaj. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi Policia disa orë pas ngjarjes.

Mësohet se viktima jetonte në fshatin Rabije bashkë me gruan dhe me dy fëmijët, ndërsa prindërit e tij jetonin në Patos.

 

WhatsApp Image 2018-09-06 at 19.06.48

HETIMI

Në një kohë që për Policinë lokale në Tepelenë, emri i Alket Muhos nuk figuron si person problematik apo me precedentë, por si informator i tyre. Megjithatë kohët e fundit ai nuk kishte dhënë më informacione për Policinë lokale, pasi ishte shprehur se nuk kishte besim. Strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nuk e kishin emër të panjohur. Madje, më shumë të dhëna kishte SHÇBA e Tiranës, ku ai kishte informuar disa ditë më parë për disa parcela kanabis që ishin në proces kultivimi pranë fshatit të tij. Viktima kishte shprehur rezerva për Policinë lokale dhe SHÇBA në Gjirokastër, duke treguar se nuk kishte siguri e për këtë arsye i ishte drejtuar Tiranës.

Tri ditë më parë, informacioni që kishte dhënë viktima rezultoi i saktë. SHÇBA e Tiranës ia përcolli informacionin autoriteteve lokale në Gjirokastër e Tepelenë dhe gjatë një kontrolli në terren, në vendin e denoncuar nga viktima, u gjetën dhe u asgjësuan 4800 rrënjë kanabis të mbjella në 8 parcela. Në njoftimet e shpërndara nga Policia gjatë këtyre ditëve, nuk thuhet asgjë për rrënjët e kanabisit të asgjësuar. Megjithatë, burime të sigurta nga Policia konfirmojnë një fakt të tillë. I vetmi njoftim i publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit flet për procedimin e dy personave për veprën penale të kultivimit të kanabisit. “Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasit K.C., dhe A.K., 59 e 33 vjeç, banues në fshatin Gllavë, për veprën penale parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura