‘Cez’, Prifti në Prokurori: Dhashë prova që Meta është pas Ismailajt

Oct 8, 2015 | 14:11
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i energjetikës, Dritan Prifti ka qenë sot në Prokurori, ku ka dëshmuar gjithë sa di lidhur me skandalin e CEZ- DIA.

prifti

Pas rreth një ore që ka dëshmuar, Prifti në dalje nga organi i akuzës ka thënë se shkoi me vullnet të lirë për të dhënë dëshminë e tij.

“Erdha me vullnet për një dëshmi për skandalin CEZ-DIA, dëshmova në lidhje me atë që di, pjesa e dëshmisë pastaj është pjesë e sekretit. Unë kam dhënë prova që Meta është pas Kastriot Ismailjat në këtë aferë korruptive”- tha Prifti.  

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura