CEZ: Llogaritja e re e faturës nga muaji maj

Jul 2, 2011 | 10:52
SHPËRNDAJE

Duke nisur nga muaji maj, fatura e energjisë elektrike do të prodhohet me sistemin e ri të faturimit, i cili përmban një aplikacion të ri. Nëpërmjet këtij aplikacioni do të bëhet automatikisht faturimi korrekt i konsumatorëve familjarë, duke zbutur impaktin negativ që sjell leximi në më pak apo më shumë se 30 ditë, në kushtet e aplikimit të çmimit me dy blloqe konsumi.  Për të qenë më pranë pritshmërive të konsumatorëve, është parashikuar që tarifa sociale prej 7.7 lekë kw/h të aplikohet mbi bazën e konsumit mesatar ditor. Meqenëse blloqet e konsumit për kategorinë e konsumatorëve familjarë janë përcaktuar si konsum mesatar mujor, pra 300 kw/h në muaj (në praktikën tregtare muaji konsiderohet 30 ditë kalendarike), blloku i parë llogaritet 10 kwh në ditë.
Kjo gjë bëhet për të shpërndarë dhe faturuar në mënyrë të drejtë konsumin e bllokut të parë në çdo muaj dhe për gjithë vitin. Kjo formulë bazohet në datat e leximit dhe lejon trajtimin e drejtë të konsumit të çdo konsumatori familjar.
Llogaritja e bllokut, i cili faturohet me tarifën sociale, 7.7 lekë kw/h, ka si element kryesor datat e leximit të abonentëve dhe zbatohet si më poshtë:
Blloku social = N x 10 kw/h x 7.7 lekë kw/h
* N= Numri i ditëve ndërmjet dy leximeve
Ky mekanizëm shërben edhe për korrigjimin e faturimeve të muajve të mëparshëm të ankimuara nga abonentët, për lexime mbi apo nën 30 ditë, të cilat do të rregullohen në mënyrë automatike në periudhat e mëvonshme të leximit. Për të gjitha ankimet tashmë në proces do të bëhet anulim i faturës historike të gabuar dhe përllogaritja e faturës së korrigjuar do të gjenerohet për të gjithë periudhën e faturimit, përfshi keqfaturimin, duke trajtuar kështu tarifën sociale sipas blloqeve përkatëse. Për ta ilustruar dhe bërë më të kuptueshme për ju, më poshtë po ju japim tre shembuj të faturimit të energjisë elektrike për periudhat mbi dhe nën 30-ditore, gjithashtu dhe për periudhën 30-ditore:

Ky aplikim i implementuar në sistemin tonë të faturimit synon shmangien e çdo lloj diskriminimi, në sensin pozitiv apo negativ të konsumatorëve, të lexuar në periudha kohore të ndryshme nga 30 ditë. Për të njëjtin konsum të lexuar, por në periudha të ndryshme kohore, konsumatori i lexuar në më shumë se 30 ditë do të paguante 290 lekë më shumë, ndërsa konsumatori i lexuar në më pak se 30 ditë do të paguante 406 lekë më pak. Le ta ilustrojmë këtë dhe për nivele të konsumit relativisht të ulëta:

Pra, një konsumator (shembull 1) me konsum prej 270 kw/h, për 35 ditë lexim e përfiton tarifën sociale për të gjithë konsumin e lexuar. Por, nuk është e drejtë që një konsumator tjetër (shembull 2), për të njëjtin konsum të lexuar, tashmë për 23 ditë (me konsum mesatar ditor 12 kw/h), të përfitojë faturimin me tarifën sociale për të gjithë konsumin e lexuar. Për një konsum më të lartë ditor do ta paguante të gjithë konsumin me tarifë sociale, përkthyer në vlerë leku, do të paguante më pak  krahasuar me abonentin, konsumi ditor i të cilit është më i ulët. Konkretisht, konsumatori i parë do të diskriminohej në krahasim me të dytin, pasi ky i fundit do të paguante 232 lekë më pak për të njëjtin konsum të lexuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura