‘CEZ’-i ndez Kuvendin, Berisha-Ramës: Po ta mban, hajde voto ligjin

Oct 8, 2015 | 10:47
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Seanca e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me debate dhe tensione të shumta mes mazhorancës dhe opozitës. Ka qenë afera e CEZ-it ajo që ka krijuar debat, replika dhe edhe fyerje mes deputetëve socialistë dhe demokratë.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama kanë qenë ata që janë përplasur më së shumti. Por edhe tensioni mes Ramës dhe deputetit Flamur Noka, ka sjellë ndërprerjen e seancës për disa minuta.

Berisha ofendon Gjiknurin

Fjalori i “pasur” nuk ka munguar as ne këtë seancë. Teksa fliste per aferën e CEZ-it, Berisha i është drejtuar ministrit te Energjetikës Damian Gjiknuri me fjalë ofenduese.

Berisha-Gjiknurit: Je një copë rrugaç aty, s’ke turp, je një ordiner, ik aty.

Deputetet e shumicës: Kërko falje. 

Berisha: posi more të kërkoj falje.

Berisha-Ramës: Nëse ta mban ajo që e di vetë për cilën e kam fjalën, voto ligjin për hetim ndërkombëtar, ne nuk kemi tagër t’i ngarkojmë detyra asnjë institucioni, por kemi tagër të bëjmë ligjin. Mos u nervozo, ne menyre absolute jam per hetimin nga A-ja, kete presin shqiptaret tek ne, dhe jo rrena dhe mashtrime.

opozita-rretho-kuvendin
Berisha-Ramës: Gjyshja ime s’ishte në pallat mbretëror, por me patllake

Pas fjalës së Ramës, ka marrë fjalën sërish ish-kryeministri Berisha, duke thënë se ai nuk mund t’i përgjigjet me fjalë të ndyra e të zeza, në respekt të Kuvendit dhe të shqiptarëve.

Gjatë replikave mes tyre, Berisha i ka thënë Ramës se megjithë respektin e madh që ka për familjen e mire të gjyshes së tij, ajo nuk krahasohet me gjyshen e Berishes.
 
Berisha: Faktet, argumentet humbasin kuptimin në një atmosferë të tillë, i them parafolësit aksidental se fjalori është i pasur, mund të fusë dorën e të nxjerrë fjalë nga më të ndyrat e të zezat që meriton, por unë nuk ia lejoj vetes një gjë të tillë, gjithçka deklaruan ky dhe zëdhënësi i tij për qeverinë dëshmuan se janë avoketër në panik të sipërmarrjes gjigande që i grabiti shqiptarëve për shkak të marrëveshjes që ai firmosi në kulisa si e faktoi vet zoti Kopac, kopaç, në zyrën e tij, mori peng statusin e vendit kandidat, ndau miliona euro në kurriz të shqiptarëve.

Zotëria u shpreh se janë bërë 40 konferenca, e garantoj se do bëhen 400, unë e di që ai me një mani të sëmurë kontrollon cdo tender në këtë vend, e di se mbi 130 mln euro që u dhanë  nga MSH për dializat, për barnat.


berisha-rama

Ndërhyn Rama nga vendi

Berisha përgjigjet: Gjyshja ime nuk qe në pallat mbretëror, por qe me patllake, mos hyr aty ti, nuk i di historitë ti, lëre aty në varr ku është. e kam shprehur këtu kam respekt për të, familje shumë e mirë, kam respekt për të, ajo ishte familje e mirë, guvernante në pallatin Mbretëror, nëse të vjen inat ty se them të mirët e gjysheve thashë një të vërtetë absolute.

Hetimi i CEZ, Rama: S’kam bërë pakt me Metën që ta mbroj nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend sot për raportin e tij me kryeparlamentarin Ilir Meta, në lidhje me cështjen e shumë përfolur CEZ. Sipas tij, as ai as Meta nuk kanë bërë pakt për të mbrojtur njëri-tjetrin në aspektin e drejtësisë.

“Unë s’kam asnjë nevojë të mbrojë Metën, Meta s’ka as nevojë as detyrë të mbrojë mua. Ne s’kemi pakt për të mbrojtur njëri-tjetrin nga drejtësia dhe të jeni të sigurt se në themelin e këtij pakti qëndron vetëm një gjë. Vetëdija se i takon barra kësaj shumice të nxjerrë Shqipërinë nga llumi ku e zhytët ju, dhe cështjet e drejtësisë janë cështje të drejtësisë. Këtu nuk ka strehë për askënd nga drejtësia dhe të jeni të sigurt që nuk kompleksohemi fare nga një diversion…”,- tha Rama.

Pas tensioneve në Kuvend, rinis seanca. Opozita ‘rrethoi’ Ramën

Ka rinisur pas një ndërprerje disa minutëshe seanca pleanare pas tensikoneve te krijuara ne foltoren e Kuvendit teksa fliste kryeministri Rama.

Situata e krijuar ka detyruar kreun e Parlamentit të kërkojë pushim dhe të ndërpresë seancen. Shkak për tensionin e krijuar janë bërë akuzat e Ramës, teksa e cilësoi opozitën të pafytyre dhe kjo sipas tij është konstatim dhe jo ofendim. Kjo ka sjelle reagimin e deputeteve demokratë, i pari prej tyre Flamur Noka, i cili ka kerkuar fjalen dhe i eshte drejtuar foltores ku po fliste Rama. Me pas, ne mbrojtje te Nokes, jane çuar nga vendet e tyre dhe jane afruar edhe demokratet e tjere, te cilet kane rrethuar Ramën.

DEBATI QE SOLLI TENSIONIN NE KUVEND 

Rama: Dëgjojeni çfarë thotë avokati që keni ngarkuar ju, se jeni thellësisht të pafytyrë.

Reagon Flamur Noka nga vendi, cohet dhe kërkon fjalën

kuv
Meta: Ju lutem nuk e kishte me ju fare, ju lutem, dakort

Rama: Këtë shprehje që më fton ta harroj unë do të ta kujtoj në vijimësi për sa kohë kjo qeveri përballet me një pafytyrësi aq të thellë sa që është e pakët të mos e konstatosh.

Rama-Nokës: Ulu ulu. Jeni teresisht te pafytyre, per pafytyresine tuaj nuk mund te mbaj pergjegjsi une. 

Noka i drejtohet Ramës në foltore

Rama: Jemi në një moshë që mbajmë përgjegjësi për fytyrën që kemi.

Meta: Mos provokoni tension të panevojshëm

Rama: Për pafytyrësinë tuaj smund të mbaj përgjegjësi unë. Kur të vish në pozitën time dhe të shohësh cfarë shof unë, do thuash si ka mundësi, ndaj të lutem nuk të ofendoj, që ju jeni thellësisht të pafytyrë është konstatim, s’është ofendim.

Noka në këtë moment i drejtohet foltores dhe atij i bashkohen edhe deputetë të tjerë demokratë duke rrethuar foltoren kur po fliste Rama. Në këtë moment, Meta ndërpreu seancën.

BATUTAT E FILLIMIT

Fjalën e tij kreu i qeverisë Rama e nisi me një batutë, si reagim pas akuzave të Berishës. “Dihet botërisht se vetëm Doris Pack është e virgjër, Fyle dhe të tjerë janë përfshirë në lloj-lloj aferash”.

Pas ndërhyrjes nga vendi të Berishës që kujtoi përfaqësuesin e CEZ, Rama iu përgjigj. “Kopac quheshin komçat e palltove e ke mësuar kur ke ardhur në tiranë, ai quhet kopak, megjithatë, mos më ndërprit se më more kohën”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura