“Çështja Xhafaj”, reagon Kryemadhi: Distancim i menjëhershëm nga…

May 15, 2018 | 20:55
SHPËRNDAJE

Monika Kryemadhi në një intervistë për “Report Tv” e pyetur për situatën aktuale në politike lidhur me rastin e vëllait të Fatmir Xhafës, është shprehur se është një ngjarje shumë e rëndë, “sidomos nga aspekti i funksionimit të parlamentit”.

“Çështja Xhafaj, një plan mafioz uzurpimi. Ne nuk e kishim përpara pikën “F” kur e votuam. Email i mbërritur nuk është zyrtar dhe Petrit Vasili nuk e ka lexuar. Ne nuk menduam që maskarallëku do të shkonte në këtë farë feje. Të tërhiqet neni që mbron vëllain e Xhafajt”, u shpreh ajo.

1526408888_kryemadhi

“Situata sot është shumë e rëndë. Kemi një ish ministër të arrestuar, sikurse kemi edhe një ministër të akuzuar. Në raste të tilla, distacimi i menjëhershëm dhe hapja e një procesi për ta sqaruar këtë pozicion është shumë i rëndësishëm. Kthjellimi dhe qartësimi i situatës nga mazhorancës, kjo është e rëndësishme. Qartësia politike e opozitës është shumë e rëndësishme për të krijuar atë perceptim tek publiku, për atë çfarë po ndodh””m ka vijaur ajo më tej.

Intervista e Monika Kryemadhi:

Prej më shumë se një jave, ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, është vendosur në qendër të sulmeve të opozitës, kryesisht PD, e cila akuzon se ka falsifikuar ligjet dhe ka krijuar imunitet për vëllain e tij, Agron Xhafaj, për të mos u ekstraduar në Itali, ku është i dënuar me 7 vite burgim për trafik lëndësh narkotike. Çfarë mendon LSI për këtë çështje? Nga gjithë kjo javë intensive e PD, ka pasur të paktën 7 dalje nga selia blu dhe vetëm 2 nga LSI për këtë çështje. Është rastësore, apo ia keni besuar aleatit më të madh sulmin qendror?

Ka pasur dhe dalje të tjera faktikisht, qoftë ditën e enjte në Parlament, ka qenë z. Rama, z.Vasili kam qenë unë ditën e shtunë në një ekran televiziv, po përsëri dje z. Vasili ka qenë në përgjigje të drejtpërdrejtë, po ndoshta intensiteti dhe koha televizive po themi, numri më i madh i deputetëve të PD bën që të duket sikur është më shumë, por ajo çka është më e rëndësishme, sipas mendimit tim, nuk ka të bëjë me daljen se sa ka të bëjë me vetë perceptimin e situatës, në të cilën ndodhemi dhe vetë ngjarjes që ka ndodhur. Për hir të së vërtetës është ngjarje shumë e rëndë sepse në aspektin e funksionimit të një parlamenti do të ishte shumë e rëndë që ky moment falsifikimi të nenit 491 pika a, do ta përkufizonte në togfjalëshin e një plani mafioz të uzurpimit dhe shpërdorimit të parlamentit shqiptar. Dhe vetë dalja e z. Vasili apo dhe aprovimi që i bënë deputetët e mazhorancës, z. Manja dhe Vasilika Hysi, në njëfarë mënyre e kanë pranuar që vetë nuk e kanë kaluar, ose nuk e kanë miratuar këtë nen të Kodit të Procedurës Penale në komision parlamentar dhe thoshin sikur z. Vasili kishte rënë dakord. Por ai këtë gjë e përgënjeshtroi. Megjithatë i lëmë të gjitha fjalët boshe, ajo çka është e rëndësishme është që mazhoranca të tregojë që nuk ka pasur ndikim të grupeve kriminale për të ndryshuar këtë ligj dhe të bëjnë atë çfarë kemi kërkuar, anulimin e menjëhershëm të këtij neni në Kodin e Procedurës Penale. Gjë që është shumë e rëndësishme, pastaj argumentimet e tjera ligjore apo justifikimet tregojnë që çdo ditë e më shumë që është i kapur jo vetëm institucioni që ne themi por çdo segment i jetës politike dhe shoqërore shqiptare.

Ka dy momente ku pozicioni i LSI-së konsiderohet i pandershëm, e para është kur z.Vasili asokohe ministër i drejtësisë ka marrë me email zyrtar deklaratën përfundimtare në datën 21 mars 2017 kur është miratuar ne tërësi ku thuhet nga mazhoranca se i ka shkuar dhe neni i diskutuar. Njëkohësisht moment i diskutuar është që në atë komision në atë ditë kanë qenë dy deputetë të LSI-së, Luan Rama dhe Silva Caka. Unë ju citoj se vetë z. Rama përgëzonte atë ditë z.Xhafaj për udhëheqjen cilësore dhe dinjitoze të Reformës në Drejtësi. Si ka mundësi që LSI del sot pas një viti dhe denoncon këtë fakt?

E para, përsa i përket z. Vasili, ai u përgjigj vetë dje. Nuk mendoj se shteti shqiptar funksionon me Whatsapp apo email. Ne të gjithë kemi një letër e cila protokollohet dhe nuk mund të thuash që parlamenti për procedura kaq të rëndësishme, funksionon nëpërmjet emailit. Emaili nuk është institucion zyrtar në qeverinë shqiptare, në vende të tjera mundet që mbrohen me ligj, përdorimi i emaileve, por në Shqipëri ku ne kemi një pirateri jashtëzakonisht të madhe, apo sulme kibernetike nuk mendoj. Ne mund të kemi komunikim në Whatsapp, por komunikimi ynë është moral nuk është shtetëror. Dhe nuk mund të komunikoj komisioni i ligjeve me ministrin e Drejtësisë me email, por duhet të komunikoj me shkresë zyrtare, e cila ka një numër protokollimi, regjistrohet dhe nesër pasnesër mban secili përgjegjësi. Edhe pse ka një email, pse nuk i është përgjigjur ministria e drejtësisë emailit? Sepse nuk mund të jetë dakord megjithatë z. Vasili mund të përgjigjet vetë për këtë gjë. Ose nuk e ka lexuar. Për sa i përket z. Rama dhe znj. Caka kemi të gjithë ligjin në parlament nuk kemi ngrit këtë nen.

Pra, ju e keni votuar pa e lexuar?

Jo. Ky është problemi që në Komision të Ligjeve dhe në Parlament deputetët janë njohur me material tjetër, nuk janë njohur me këtë ndryshim të nenit përkatës. Ti këtë ndryshim që ke bërë, duhet ta kalosh në Komision të Ligjeve. Ndryshimin që pretendohet nga znj. Hysi që e ka propozuar, duhet ta kalonte në Komision të Ligjeve, dhe nuk e ka bërë këtë gjë. Sepse nuk ka procesverbal të mbledhjes. Më e pakta është që duhet të kesh një procesverbal, të cilin znj. Caka dhe z. Rama e kanë votuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Shkelja më e madhe është që ky nen nuk ka kaluar në Komision. Shumë mirë që e ka propozuar znj. Vasilika Hysi. Shumë mirë që është ky nder që duam t’ia bëjmë grupeve të caktuara të interesit. Problemi është përse nuk e çuan në Komision? Pse nuk e mblodhën Komisionin ditën e mërkurë? Çfarë e kushtëzonte znj. Vasilika Hysi që të bënte një amendim për këtë ligj në Parlament? Çfarë u kushtonte që ta mblidhnin Komisionin? Pra, kjo lë vend për shumë dyshime. Që këtu fillojnë dyshimet të veprimit që ka bërë Komisioni.

Më 1 gusht 2017 Kodi i Procedurës Penale ka hyrë në fuqi, është botuar në Fletoren Zyrtare. Si ka mundësi që asnjë nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe nga opozita nuk e ka kapur këtë detaj?

Së pari, në 2017-n Ministria e Drejtësisë nuk drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim, sepse besoj ju e dini të gjithë marrëveshjen e 17 majit. Dhe menjëherë pas marrëveshjes të gjithë individët që ishin pjesë e stafit, ose që mund të kishin lidhje me LSI-në, ishin shkarkuar. Për sa i përket çështjes së botimit në Fletoren Zyrtare nuk menduam që çështja do të shkonte deri në këtë fare feje. Për një gjë për të cilën ne kemi rënë dakord dhe kemi votuar me procesverbal në Komisionin e Ligjeve dhe më pas vjen në parlament dhe sjell diçka tjetër, kjo është diçka tjetër. Dua të them edhe diçka tjetër, përse njoftimi duhet të bëhej me email? Kur ke diçka kaq të rëndësishme mjafton të bësh me dije që, duam të ndryshojmë këtë apo atë gjë, e sjellim dhe e diskutojmë. Por, nuk është diskutuar. Është bërë një diskutim në Fakultetin e Drejtësisë, por nuk ka marrë pjesë asnjë nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Pastaj, ne kemi rënë dakord për atë që kanë propozuar ekspertët e Reformës në Drejtësi. Kodin e Procedurës Penale ne e kemi propozuar, e kemi votuar dhe e kemi vazhduar sipas rekomandimeve të paraqitura nga grupi i ekspertëve.

Megjithatë deri tani as LSI dhe Partia Demokratike nuk keni sjellë një amendament me propozimet tuaja…

Ne e kemi bërë propozimin tonë që t’i rikthemi absolutisht propozimeve të ekspertëve të Reformës në Drejtësi.Ajo është shumë e qartë. Jam unë deputete, është z. Vasili, është znj. Caka, znjsh, Mehmetaj.Unë për hir të së vërtetës nuk mund të them që e mbaj mend sepse nuk kam pse të gënjej, as nuk jam marrë me këtë procedurë.  Për këtë nuk ka nevojë që ne të bëjmë shumë aludime, mjafton që ose Prokuroria të hapë hetimet për ta zbardhur këtë çështje, ose të ngrihet Komision Hetimor nga Parlamenti. Ne kemi ndërmarrë shumë iniciativa ligjore që ia kemi propozuar Partisë Socialiste dhe asnjë nuk është marrë parasysh. Që këtu kanë nisur problemet për zgjidhjen e ngërçit për sa i përket funksionimit të KLP-së dhe KLGJ-së, qoftë për Prokuroren e Përgjithshme, e shumë e shumë të tjera, kemi bërë amendime, e kemi propozuar nuk e ka marrë parasysh. Nëse janë gati ata për ta zgjidhur këtë çështje, bujrëm, ne gati jemi.

Pas publikimit të një audio përgjimi nga ana e PS, sot u mblodhët në një tryezë opozitare në selinë e PD. A mund të na thoni çfarë vendimi keni marrë në lidhje me këtë çështje?

Ngjarje për të cilën ne flasim është e rëndë, për hir të së vërtetës. Ne si LSI, kemi bërë të qartë, jemi të qartë dhe do të jemi të qartë, që nuk ka asnjë lloj suporti me asnjë individ apo element, kushdo qoftë ky, i kujtdo partie, të cilët janë të implikuar në krimin e organizuar apo trafiqe. Vetëm distancimi i politikës nga këto lidhje do të bënte që Shqipëria të ecë përpara. Ne sot funksionojmë dhe jetojmë në një kohë shumë të keqe, qoftë kjo dhe për shkak të vetëqeverisjes apo për shkak të klasës politike, secili duhet të mbajë përgjegjësi qoftë për të mirat dhe të këqijat që kemi.. Sot situata është me të vërtetë shumë e rëndë. Mos të harrojmë që kemi një ish-ministër të Brendshëm, i cili është i arrestuar, për shkak të implikimit të tij në trafikun e drogës, të cilat kanë ardhur si rezultat i shërbimeve ndërkombëtare, i antimafies italiane. Ashtu sikur kemi një ministër të brendshëm aktual të akuzuar nëpërmjet një video përgjimi, i cili e identifikon dhe krijon një lloj lidhje familjare të tij me të. Në raste të tilla, distancimi i menjëhershëm nga hapja e një procesi transparent për ta sqaruar këtë gjë, që është shumë e rëndë. Është e domosdoshme, sepse në kuadrin e hapjes së negociatave, që është një nga pikat tona kryesore dhe një nga problemet më të mëdha që ka sot Shqipëria. Hapja e negociatave krijon një lloj situate shumë më të mirë. Nëse do të kemi hapje të negociatave do të krijohet mundësi për investime të huaja, do të krijohet mundësia e qëndrimit të klimës së biznesit e shumë e shumë gjëra të tjera. Në takimin që patëm si parti opozitare, ka të bëjë me angazhimin e vazhdimësisë të strukturave partiake por nga ana tjetër dhe të pozicionimit dhe qëndrimeve politike. Mendojmë që është e domosdoshme kthjellimi dhe qartësimi i situatës nga mazhoranca. Ne si opozitë jemi në pritje për të parë se cilat do të jenë argumentet që mazhoranca do ti japë jo vetëm opozitës por edhe opinionit publik për sa i përket ngjarjeve të fundit.

Të enjten në parlament, Kryeministri nuk do ndodhet. Çfarë do të ndodhë?

As z. Ruçi nuk do të vijë. Unë mendoj që Parlamenti do të funksionojë, është apo jo z. Rama. Nuk mund të them dot për z. Basha. Ne sot ishim në takim, nuk tha që nuk do të vijë ditën e enjte në fakt. Megjithatë kjo ka kohën e vetë. Gjërat ndryshojmë me minuta dhe sekonda. Qartësia politike e opozitës është shumë e rëndësishme për të krijuar atë perceptim nga opinioni publik se çfarë po ndodh sot. Për hir të së vërtetës, për herë të parë kemi, në 27 viteve tranzicion, që menjëherë pas marrjes së mandatit qeverisës, brenda 5-6 muaj kemi një reagim të opinionit publik kundër qeverisë, jo vetëm lidhur me mos mbajtjen e premtimeve, por edhe të krijimit të një situate shumë problematike, ekonomike dhe të sigurisë apo edhe të stabilitetit të vendit e kemi kaq të ndjeshme dhe të konstatueshme nga opinioni publik.

Znj. Kryemadhi çfarë ndodhi me mosbindjen civile, e harruat?

Jo, mosbindja civile vazhdon. Mosbindja civile nuk do të thotë që mjekët të mos kurojnë të sëmurët.Sot për mosbindje civile kanë ngelur vetëm mësuesit dhe shëndetësia, mjekët ata që japin ndihmën e shpejt. Ajo që mendoj unë për mosbindjen civile, është të mos i bindesh Edi Ramës për veprimet e tij. Vetë Edi Rama çfarë po tregon? Po tregon që është peng i krimit të organizuar dhe është një njeri i cili për hir të së vërtetës e ka futur vendin në një qorrsokak që është shumë vështirë për ta nxjerrë. Shkatërroi reformën në drejtësi, e cila është një reformë e rëndësishme, ku për hir të së vërtetës sot me ligjin e magjistraturës në vend, ndërtoi një instrument me mjetet e saj në drejtësinë e zezë dhe të korruptuar, kërkon `të instalojë apo të vendosë drejtësinë e re`. Është një absurditet që e kanë ngritur të gjitha institucionet shqiptare, i ngritur mbi themelet e shtetit ashtu plot me probleme që nga periudha e komunizmit, tranzicionit e deri më tani që vazhdoi shumë gjatë, ku ky tani e shkatërroi edhe atë pak hapësirë që kishin shqiptarët për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Unë mendoj që mosbindja civile nuk do të thotë për të mos iu shërbyer qytetarëve, por mos t`i shërbesh Edi Ramës dhe suflerëve të tij.

Znj. Kryemadhi a është e vërtetë që një pjesë e deputetëve të partisë suaj janë de facto të nënshkruar me Partinë Socialiste? Ka disa indicie që ju vijnë nga deputeti Çelaj, Haxhinasto, apo disa të tjerë?

Çfarë mund të ketë Haxhinasto, apo ndonjë deputet tjetër për të nënshkruar me Partinë Socialiste?

Për sa kohë nuk u janë bindur vendimeve tuaja…Ju jeni larguar nga komisionet

E para njëherë nëse e ke fjalën për komisionet, LSI nuk i braktis, apo bojkoton ato. Nuk marrin pjesë të gjithë, por nganjëherë ndonjë deputetë do të marrë pjesë në çdo komision në parlament. Pse? Sepse pjesëmarrja në komision ndjek gjithë procesin për të mos ndodhur ky fenomen që ndodhi me nenin 491. Pastaj, sa i takon qëndrimeve në seancë ka deputetë që i ndjekin,ka qendruar dhe z.Tavo dhe z.Koka.  Po të shikosh,këta janë deputetët që mungojnë më shumë në parlament dhe ju mbaronte mandati nese nuk do të merrnin pjesë.Po të shikosh z. Çela për shembull ka marrë pjesë tani sepse ka  gati 5 muaj që s`ka marrë pjesë fare, por nuk quhet po nuk mori pjesë në një votim projektligji.Edhe z.Tavo po ashtu, po ti shikosh është një lloj lëvizje.

  1. Bitri ka lënë një koment tjetër..

Po z.Bitri ua bëri shumë të qartë

Gjithsesi, kjo është një lojë nga vetë z. Rama që e bën për të ushtruar presionin e tij siç bën gjithnjë për të cilët kanë pakënaqësira por kjo nuk është puna jonë është puna e tij, por nga ana tjetër LSI nuk është një parti e hapur, dua të them që secili nga ne nuk përfaqëson votat e tij por votat e LSI. Tashmë LSI nuk është parti e momentit është realitet politik. Deputetët kanë sjellje të tjera, ndryshe nga partitë. Pastaj ka plot deputetë të PD-së që nuk i ke aktivë apo prezent, apo nuk vijnë fare. Pse s’përmendi Rudina Hajdarin që shkon në çdo takim që bën mazhoranca, për shembull? Po Grida Duma? Pse ju bëjnë përshtypje deputetët e LSI-së dhe jo të tjerët? Problemi qëndron se dëshirohet të krijohet perceptimi që ka deputetë të LSI-së që nënshkruajnë me PS-në. Nuk ka për të ikur asnjë. Mua më vjen keq që Rama është shumë i zhgënjyer.

  1. Manja dhe znj. Ferhati kanë depozituar në parlament një projektligj, që synon ndryshimin e ligjit për organet e sistemit të drejtësisë, që me pak fjalë lejon emërimin e magjistraturës të diplomuar në qershor dhe hap aplikimet për pranimet e reja në tetor për shkollën e Magjistraturës. Ligji i cili për të zhbllokuar reformën në drejtësi kërkon 84 vota. Është e gatshme LSI-a që ta votojë?

Nuk kanë nevojë ata për votat e LSI.. Edhe Prokurorja e Përgjithshme duhej votuar me 84 vota , por ata morën një interpretimi që mund ta votonin dhe me 36 duke ndryshuar dhe Kushtetutën. Për çfarë i duhen 84 vota? Ata i bënë të gjitha vetë.Prokurorja e Përgjithshme a ishte me ligj që duhej votuar me 84 vota, e zgjodhën me 69. Le ta bëjnë votat i kanë, le ta bëjnë dhe këtë dhe janë në rregull siç kanë bërë të gjitha. Le të bëjnë ndryshime të Kushtetutës, të ligjit për magjistratën. Domethënë ata janë kaq kompetentë dhe kanë aq suport sa t`i bëjnë të gjitha vetë dhe le të vazhdojnë kështu.

Jeni e sigurt që asnjë nga deputetët që unë i përmenda si të dyshuar nuk do ta votojnë këtë ligj?

Kush do le të shkojë, po ata nuk kanë nevojë për deputetë të LSI-së se ata e zgjidhin vetë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura