Çështja Xhafaj/ Rama: Nëse audiopërgjimi është i vërtetë, atëherë pozicioni im duhet…

May 21, 2018 | 21:01
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “ABC” është shprehur se pavarësisht gjithë situatës aktuale të Fatmir Xhafës dhe akuzat për të vëllanë, ai ka një vlerësim shumë pozitiv për punën e tij si ministër dhe se beson e është i bindur që audiopërgjimi dhe akuzat për “çështjen Xhafaj” janë të sajuar nga opozita.Capture

Rama u shpreh se “Nëse pretendimi për audiopërgjimin është i vërtetë në këtë rast pozicioni im do rishikohet dhe rivlerësohet, por nëse prokuroria nxjerr, bazuar në një mbështetje shkencore, thotë që kemi të bëjmë me një falsifikim, atëherë jemi në kushtet e një strukture kriminale”.

Pjesë nga intervista:

Rama: Unë kam opinion pozitiv për punën e ministrit bazuar në fakte, rezultate, e vërteta është që besoj shumë se fokusi i ministrit dhe goditjet e policisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe sidomos disa rezultateve konkrete, që lidhin trafikun  me politikën, e kanë kthyer ministrin në një shënjestër. Kjo kthesë e syve nga ministri në këtë faze, bëhet për të minuar rrugën në çeljen e negociatave.

Gazetarja: A ka përgjegjësi morale Ftamir Xhafa për vëllanë?

Rama: Kjo është një histori e vjetër dhe e ditur, nuk ka asnjë zbulim të ri. Edhe mediat edhe opozita e kanë nxjerrë në pah dhe e kanë publikuar me shumë se një herë, tani kthehet sërish, dhe kjo shpjegon këmbënguljen e opiozitës që çelja e negociatave të dështojë. Opozita kapet si i mbyturi pas fijes së barit, Nëse i kthehemi pyetjes lidhur me anën morale, ne jetojmë në një sitem që që në moshën18 vjeç secili varet nga këmbët e veta dhe nuk mbanë përgjegjësi për të tjetër. Kërkon një sqarim sigurisht, por…

Gazetarja: A keni menduar ta largoni nga detyra Xhafën deri në sqarimin e rastit, dhe ta riktheni sërish?

Rama: Unë nuk mund të bëj vlerësime bazuar mbi pretendime, unë i bëj mbi fakte, dhe gjykoj punën dhe rezultatet. Kur zgjodha Xhafën si ministër, këtë fakt e kam ditur unë, opozita dhe publiku që ka qenë i vëmendshëm ndaj lajmeve, kjo e ka fillesën që në 2002. Unë kam kërkuar një analizë specifike, që nëse provat lidhin aktivitetin e tij kriminal aktual, atëherë do të kishte një lidhje me ministrin, jo drejtpërdrejt por…  por përgjigjja që kam marrë unë për këtë çeshtje është shumë e qartë…

Kam marrë përgjigjen e një agjencie të specializuar ndërkombëtarë. Por kjo që unë them nuk duhet marrë nga askush si një përgjigje përfundimtare. Secili ka të drejtë të ketë dyshimet e tyre.

Nëse pretendimi është i vërtetë në këtë rast pozicioni im do rishikohet dhe rivlerësohet, por nëse prokuroria nxjerr me një mbështetje shkencore, thotë që kemi të bëjmë me një falsifikim, atëherë jemi në kushtet e një strukture kriminale.

Unë besoj se e njoh sesi është ndërtuar historia. Janë struktura që kanë vepruar në harmoni dhe në bashkëpunim për të prodhuar këtë, me qëllim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura