Çështja ‘Tahiri’/ Prokuroria kërkon ndihmë për herë të 3 nga Italia, çfarë thuhet në letërporosi

Feb 23, 2018 | 17:01
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar per here te tretë, disa dite me pare, një letër porosi të re për çështjen “Tahiri”, tek homologët e saj italianë.

saimir tahiri

Prokuroria mësohet se kërkon nga Italia dëshmitë e të akuzuarve dhe të arrestuarve në Katania, përfshirë edhe Moisi Habilajn, qe ka lidhje familjare me ish ministrin dhe akuzohet si kreu i grupit qe trafikonte droge nga Shqiperia ne Itali.

Gjithashtu në letërporosi nga grupi i hetimit kërkohet edhe ndihmë për hetimet që kanë nisur këtu në Shqipëri, raporton News24.

Gjithashtu Prokuroria shqiptare kerkon te dije edhe deshmine e Nazer Seitit, i cili nuk ka pranuar te thote asgje para autoriteteve shqiptare. Seiti ndodhej ne burg ne Shqiperi, por u esktradua ne Itali pak jave me pare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura