“Çështja Tahiri”/ Flet për herë të parë raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein

Nov 23, 2017 | 9:03
SHPËRNDAJE

Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, deklaron se nuk ka rrugë tjetër përveçse hapjes së dritës jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ai ka dhënë një intervistë për ABC News dhe shpreson që shtetet anëtare do ta mbështetin këtë rekomandim dhe nxit qeverinë shqiptare për rezultate të mëtejshme në procesin e Vettingut dhe 5 prioritetet. Po ashtu në këtë intervistë Fleckenstein ka folur dhe për çështjen Tahiri.

Ish ministri i Brendshem Saimir Tahiri, duke folur gjate nje seance parlamentare, ne te cilen mazhoranca ka rrezuar me 75 vota kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda per arrestimin e tij./r/n/r/nFormer Interior Minister Saimir Tahiri speaks during a parliamentary session, in which the ruling majority voted against the request of the Prosecution of Serious Crimes for his arrest.

“Nuk mund të them me siguri se cila palë ka të drejtë dhe cila gabohet. Në këndvështrimin tim, nëse prokuroria do të kishte prova të mjaftueshme, duhet të ishte hequr imuniteti për arrestim, por më pas u argumentua që mund të bëhej hetim duke kontrolluar personin dhe banesën e tij, pa qenë nevoja për arrestim. Nuk e di ç’është e drejtë apo jo, pasi nuk kam folur me Prokurorinë. Gjithsesi, nuk e kuptoj se ç’lidhje ka kjo me procesin e Vetingut, pasi procesi i Vetingut ka të bëjë me skanimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve për funksionimin e sistemit të ri të drejtësisë. Ndërsa çështja për të ciliën po flasim është një çështje e veçantë. Di që Prokuroria e Krimeve të Rënda të Shqipërisë mund të vazhdojë hetimet dhe të shpresojmë që asnjë nuk do zhduket ndërkohë. Kam gjithashtu informacione nga kolegët e mi amerikanë, se ata po e shohin këtë çështje me vëmendje”, ka qenë kjo deklarata e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura