“Çështja për jetë a vdekje”, banorët e Astirit bllokojnë sërish rrugën: Jemi gati të vdesim për shtëpitë

Nov 18, 2018 | 12:26
SHPËRNDAJE

Banorët e “Unazës së re” në Tiranë kanë bllokuar rrugën për ditën e 15, ku kanë kërkuar që të dëgjohen nga qeveria. Të revoltuar nga situata që ndodhen ata thanë se  çështja tashmë ka shkuar për jetë apo vdekje.

protesta322-1-770x380

“Nuk jemi vetëm shpellarë të qeverisë. Kam i kur gjithçka, ka ose jetë ose vdekje”, u shpreh një nga banorët.

Ndërsa një e moshuar tregoi se ajo kishte kaluar situatë të rëndë psikologjike dhe ishte gati që të vdiste për banesën e saj.

“Na bën përshtypje shumë heshtja e qeveritarëve. Nuk jemi mushkonja, ata kanë ardhur në pushtet nga votat tona. Ne jemi të shqetësuar nga ana psikologjike. Ne po kalojmë parainfarke. Ne jemi të gatshme të shtrihemi në mes të rrugës, më mirë të na edhin një bombë e të vdesim të gjithë. Ne duam shpronësimet”, u shpreh e moshuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura