“Çështja juaj nuk është urgjente”- Humb jetën mësuesja 26-vjeç pasi urgjenca nuk i dërgoi ambulancë

Feb 20, 2020 | 22:28
SHPËRNDAJE

Një mësuese ka humbur jetën pasi mori një mbidozë qetësuesish, ndërsa vuante nga infeksioni i traktit urinar, por urgjenca nuk iu përgjigj thirrjes së saj për të dërguar një ambulancë.

Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku Amber Hickford, 26 vjeç, mori në telefon urgjencën, pasi kishte halucinacione dhe marramendje, po ata i thanë se nuk mund të dërgonin ambulancë, pasi çështja e saj nuk ishte urgjente.

Capture

Ajo u gjet e vdekur nga i dashuri i saj, e shtrirë në krevat, dy orë pasi kishte pirë qetësueset. Ambulanca shkoi më pas në vendngjarje, por ajo u shpalle vdekur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura