Ambasadorja: “Frroku”, çështje e Shqipërisë

Mar 30, 2015 | 14:18
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ambasadorja belge, Anick Van Calster, ka komentuar dje nga Shkodra arrestimin e deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për vrasje nga Belgjika.

Anick Van Calster

Ajo ishte dje në Shkodër në kuadër të një aktiviteti për prezantimin e librit “Historia e Belgjikës” të shkrimtarit belg Geert Van Istendael. E pyetur nga mediat për arrestimin e Frrokut, ambasadorja u shpreh se nuk mund të flasë për çështje që janë në Gjykatë dhe që do i nënshtrohen rregullave dhe ligjeve.

Sipas saj, çështja është në gjykim dhe rregullat që ndiqen duhet të jenë transparente, pasi rruga e ligjit monitorohet.

“Ju jeni një shtet kandidat dhe monitorimi nga ne do të vazhdojë përgjatë gjithë procesit. Për sa i përket arrestimit të dy deputetëve mendoj se është një çështje e brendshme e Shqipërisë”, tha ambasadorja.

Lidhur me mundësinë e ekstradimit në Belgjikë të deputetit Mark Frroku, u përgjigj se kjo është një çështje teknike, ndaj “No koment”.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura