Çështja “Feka”, “El Pais”: Misteri i helikopterit 500 mijë eurosh. Cilët ishin pronarët?

Jun 30, 2015 | 21:14
SHPËRNDAJE

Gazeta spanjolle “El Pais” i ka kushtuar një artikull aksidentit të majorit Sokol Feka me helikopterin e drogës në, në muajin janar të këtij viti.

Kapiteni Sokol Feka

Gazeta ngre pyetje që nuk kanë marrë përgjigje, sa i përket pronësisë së helikopterit, i cili ende gjendet i braktisur në vendin e aksidentit, dhe që nuk rezulton i vjedhur apo i humbur. Sipas gazetës, deri tani janë kapur ata që po prisnin porosinë e drogës, por nuk janë gjetur poseduesit e helikopterit.

Major Sokol Feka punoi si pilot helikopteri në Forcat e Armatosura të Shqipërisë për 15 vjet. Kur ndodhi aksidenti, ai ishte 40 vjeç dhe punonte si instruktor në bazën ushtarake të Farkës.

Por eksperienca dhe aftësitë e tij, nuk e ndihmuan që të shmangte përplasjen me shtyllën e tensionit të lartë, ndërkohë që ngiste një helikopter “Masserschmitt-Boklow BO 105” mbi kodrat shkëmborë të provincës së Malagës në Janar.

Feka po kërkonte që të bënte ca para ndërkohë që ishte me pushime në Spanjë, por vdiq në aksident. Ai, së bashku me bashkëpilotin, u hodhën jashtë helikopterit nga përplasja e fortë. Të njëjtin fat pësoi edhe sasia prej 900 kg e hashashit, që u shpërnda nëpër kodër.

Aksidenti bëri që garda civile në Spanjë të arrestonte 19 persona të lidhur me trafikun e drogës, të cilët po prisnin pakot që do të hidheshin nga helikopteri.

Helikopterët janë të shpejtë dhe efektivë për shpërndajë të tilla, por edhe të ekspozuar së tepërmi ndaj aksidenteve. Çdo katër ose pesë muaj, gjendet të paktën një helikopter i përplasur nëpër zonat e pabanuara të Spanjës.

Në të shumtën e rasteve, nuk rezulton që ndonjë helikopter të jetë denoncuar i humbur, edhe pse këta lloj helikopterësh kushtojnë deri në 500 mijë euro.

Momentalisht, policia spanjolle po heton edhe mbi origjinën e një helikopteri tjetër të gjetur në Alameri, i përplasur dhe i braktisur. Edhe për të mendohet se ka patur drogë.

Të trafikosh drogë në Spanjë nga ajri është mjaft e kushtueshme dhe kërkon pilotë me shumë eksperiencë që të dinë të fluturojnë në lartësi të ulëta dhe të shmangin pikasjen nga radarët.

Faksimile e artikullit tek “El Pais”

Trafikantët e drogës kanë gjetur shumë mënyra për të shpërndarë drogë, nga kafshët, te helikopterët, avionët spërkatës dhe deri te dronët.

Këta të fundit po përdoren gjerësisht në kufirin mes SHBA-ve dhe Meksikës dhe tani është çështje kohe kur të përdoren edhe në Spanjë.

Por le të kthehemi te rasti “Feka”. Pjesa më e madhe e helikopterëve të përdorur nga trafikantët e drogës kushtojnë nga 140 deri në 650 mijë euro dhe zakonisht blihen në ankandet e ushtrive amerikanoveriore apo të vendeve Lindore. Këto ushtri i shesin helikopterët kur marrin të rinj, por tregu mbetet me pikëpyetje. Kjo shpjegon pse janë kaq të shpeshta aksidentet me helikopterë droge.

Një helikopter i zakonshëm mund të mbajë deri në 700 kg kanabis. Por duke llogaritur kostot, e pilotit, helikopterit dhe rrezikut, mendojmë se të përdorësh helikopter do të thotë që synon përfitime afatmesme dhe afatgjata.

Nuk mund të bësh para me një apo dy rrugë me helikopter. Pra deri tani ne dimë se Feka u vra dhe se ata që po prisnin drogën u kapën, por kush e punësoi Fekën dhe kush po e shiste drogën? Kush i ka aq para sa të blejë një helikopter 500 mijë eurosh dhe të mos interesohet më kurrë për fatin e tij? 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura