Çështja e zhvillimit të ndeshjes, reagojnë anglezët: Siguria, problem i… Shqipërisë

Mar 26, 2021 | 8:30
SHPËRNDAJE

Reagimi zyrtar i FSHF-së, që publikoi letrën e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, e cila nuk merrte përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Angli, është publikuar si shqetësim edhe në mediat prestigjioze angleze. “Sky Sports” ka kontaktuar me një zyrtar të Federatës Angleze, i cili ka shprehur edhe habinë e tij për këtë ngjarje.

Air Albania

“Dy federatat kanë komunikim të përditshëm para zhvillimit të kësaj ndeshjeje dhe nuk na është bërë me dije asnjë shqetësim për sigurinë e këtij takimi. Kjo është një çështje e brendshme mes autoriteteve shqiptare. Do të ishte e paprecedent që një ndeshje ndërkombëtare të anulohej vetëm disa ditë para zhvillimit të saj”, u shpreh për “Sky Sports” një përfaqësues i zyrës së shtypit në Federatën Angleze.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/