Çështja e Teatrit, flet Romana Vlahutin: Dëgjoni qytetarët, është e rëndësishme që…

Jul 7, 2018 | 23:00
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e BE-së në largim, Romana Vlahutin, ka komentuar debatin e fundit për Teatrin Kombëtar.

Deklarata është bërë pas një takimi që Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim kanë organizuar nw Fier ku ka marr startin KE BUONO, një ndërmarrje sociale e themeluar nga dy organizata të shoqërisë civile në Fier, ENGIM dhe MURIALDO, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian përmes projektit CAUSE – Pasuritë e Konfiskuara të Përdorura për Eksperimentimin Social zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Nga Fieri, ajo ka këshilluar drejtuesit e shtetit të flasin dhe të dëgjojnë qytetarët e tyre rreth kësaj çështje në mënyrë që të ketë një vendimarrje në përfitim të tyre.

1526221205_vlahutin

Këshilla ime do të ishte: Dëgjoni qytetarët tuaj, flisni me qytetarët tuaj për të gjetur zgjidhje në përfitim të këtyre qytetarëve. Është e rëndësishme të dëgjohen qytetarët. Kur ka një vlerë emocionale duhen dëgjuar qytetarët”, tha ambasadorja e BE.

Ambasadorja tha se ka marrë letra dhe kërkesa që kanë të bëjnë me këtë çështje.

Jemi duke bërë një analizë të bazës ligjore.Përgjigjia jonë do të vijë pas një analize të thellë lidhur me çështjen e teatrit. Të diskutohet me qytetarët”, shtoi më tej ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura