Çështja e emrit/ Greqia dhe Maqedonia vijojnë bisedimet, ende pa zgjidhje

Apr 26, 2018 | 11:25
SHPËRNDAJE

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias sot do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e Aleancës në Bruksel.

Takimi, i cili është njoftuar nga pres qendra e NATO-s, vjen menjëherë pas takimit që Kotzias realizoi me ministrin e jashtëm të Maqedonisë Nikolla Dimitrov në Vjenë.

kotzias
Siç njoftojnë mediat greke, Stoltenberg dhe Kotzias do të diskutojnë edhe për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, për marrëdhëniet greke-turke dhe për rastin me dy ushtarët grek që gjenden në burgun e Turqisë.

Kocias në një intervistë tha se në samitin e NATO-s në korrik Maqedonia nuk mund të bëhet anëtare e Aleancës sepse periudha është e shkurtër.

Ai shtoi se edhe nëse arrihet marrëveshje, nuk do të ketë kohë të mjaftueshme që të përfundojë e gjithë procedura./zhurnal

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura