Çështja e detit/ “Në rast manipulimesh të votave në zgjedhje, do të…”/ Gjekmarkaj: Pse kryeministri Rama zgjedh Turqinë dhe jo Greqinë

| 23:12
SHPËRNDAJE
 

Analisti Agron Gjekmarkaj thotë se midis Greqisë dhe Turqisë, kryeministri Edi Rama zgjedh Ankaranë dhe kjo lidhet sipas tij edhe me zgjedhjet e ardhshme.

o4-1

Rama ndërmjet Turqisë dhe Greqisë megjithëse do duhej të ruante marrëdhënie të mira me të dyja zgjedh Turqinë dhe më konkretisht Erdoganin dhe ne s’po e themi këtu po mund të jetë edhe një arsye tjetër ajo e zgjedhjeve të vitit 2021 ku në rast manipulimesh po vjedhjesh të votave t’i kërkojë mbështetje vëllait Erdogan për t’ja legjitimuar pushtetin se ai nuk duket se i ka shqetësim këto “vogëlsira”! Sado probleme të ketë demokracia greke, por duke qenë demokraci e BE zor se mund t’i ofroje të tillë ndihmë”- thotë Gjekmarkajt.

Duke u ndalur tek ndarja e hapësirës detare, ku dy shtetet kanë rënë dakord ta  dërgojnë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Gjekmarkaj, thotë se kryeministri Rama nuk ka asnjë plan.

Sipas tij Shqipëria është 8 vite me vonesë për të zgjidhur këtë çështje, ndërsa shtoi se takimi i sotëm ishte sukses për Greqinë dhe zgjidhje e detyruar për Shqipërinë.

“Ne nuk kemi një plan, kryeministri nuk ka asgjë për të paraqitur, nuk ka një plan marrëveshje. Sot mund të thuash që kjo vizitë sot është një sukses për Greqinë dhe zgjidhje e detyruar për Shqipërinë. Shqipëria është 8 vite me vonesë, mund të ishte zgjidhur pa shkuar në Hagë. Ky e çon në Gjykatë Ndërkombëtare si instancë të fundit, për t’u dukur si lideri i problemeve zero”, tha Gjekmarkaj në “Open”.

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.