Çështja “Doshi”, Llalla takim disa minuta me Ramën në Kryeministri, hera e dytë brenda një jave

Mar 9, 2015 | 17:54
SHPËRNDAJE

Tiranë- Kryeprokurori Adriatik Llalla është takuar sot sërish me kryeministrin Edi Rama. Ky është takimi i dytë brenda javës, që nga dita kur Kryeprokurori i Përgjithshëm u takua me shefin e qeverisë dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, vetëm pak orë pasi deputeti Tom Doshi kishte bërë publike akuzat për një vrasje të mbetur në tentativë ndaj tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.

Makina e Llallës duke dale nga kryeministria

Takimi, që mësohet se ka zgjatur disa minuta, nuk dihet ende se për çfarë është zhvilluar. Por ai mbahet në një kohë kur situata politike është nxehur nga deklaratat e deputetit Doshi. I cili ka akuzuar drejtpërdrejt kryetarin e Parlamentit Ilir Meta për porositjen e vrasjeve.

Sakaq, një hetim kryesisht është çelur disa ditë më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Por situata ka marrë tjetër rrjedhë, pasi i arrestuari Durim Bami, i dyshuari si personi që do kryente atentatin ndaj deputetëve, ka deklaruar në prokurori se theniet e tij ne videon qe ka bere publike Doshi, ishin thjesht fjalet qe e kishte porositur deputeti te thoshte. Nje dite me pas, vete ministri i Brendshem Saimir Tahiri ne nje deklarate per mediat tha se kishte pasur dijeni per pretendimet per vrasje te deputetit Doshi, por nga hetimet paraprake qe Policia e Shtetit kishte bere, nuk kishte pasur indicie per ta referuar ceshtjen per hetim. Nga ana tjeter, vete Tahiri tha se Doshi kishte treguar 6 muaj me pare se kishte dyshime se njerez te afert me ish-kryeministrin Sali Berisha kishin gisht me porositjen e tentatives se vrasjes ndaj tij.

Deri me tani, ne Prokurorine e Krimeve te Renda kane dhene deshmite e tyre lidhur me ceshtjen kryeministri Rama, kryeparlamentari Meta, ministri Tahiri, deputeti Mark Frroku dhe vete ish-kryeministri Berisha. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura