Replika në distancë Basha-Rama për çështjen “Doshi”. Kryebashkiaku: Je përfshirë në skenare krimi. Kryeministri: Je figurant në filmin që po i vjen fundi

Mar 6, 2015 | 12:55
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se nga dera e prokurorisë ka imponuar variantin e tij per çeshtjen “Doshi”.

Basha e Rama

Ne nje reagim ne rrjetin social Facebook, duke reaguar pas deklarates se Rames, fill pas deshmise se tij ne Prokurori, Basha ka shkruar se kryeministri po imponohet duke konkluduar ai i pari per kete ngjarje.

Postimi i plote i Bashes 

Të gjithë shqiptarët panë vetë sot sesi Edi Rama nga dera e Prokurorisë, tentoi të diktojë variantin e tij për ngjarjen duke e quajtur skenar aktrimi. Pra pavarësisht fakteve dhe rrethanave, pavarësisht hetimit dhe punës që duhet të bëjë drejtësia, Edi Rama imponohet duke konkluduar ai i pari për këtë ngjarje.

Ky ishte synimi i tij sot, që del qartë edhe nga fakti se kryeministri e kishte përgatitur verdiktin e tij, e kishte të shkruar dhe e lexoi para kamerave, sidoqë të ketë shkuar marrja e tij në pyetje.

Rama nuk ngurroi të vihej në krye të skemës së krijimit të alibive dhe ushtrimit të presionit ndaj drejtësisë.

Vetëm një hetim objektiv, bazuar mbi fakte, dhe i painfluencuar nga politika do të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e të vërtetës. Mundësia për një hetim të tillë kompromentohet rëndë sa kohë që i akuzuari për porositjen e vrasjeve mban postin si numër dy i shtetit.

Edi Rama urdhëroi protestën e 21 janarit edhe pse Ilir Meta kishte dhënë dorëheqjen nga posti i zvkryeministrit. A do ti kërkojë Edi Rama kësaj radhe Ilir Metës dorëheqjen pas akuzave publike për vrasje të deputetit të tij? Nëse Edi Rama nuk kërkon të paktën dorëheqjen e Metës për këtë akuzë shumë më të rëndë se akuza për të cilën urdhëroi 21 janarin, a nuk vërteton kjo se Rama është bashkëpunëtor në mbulimin e krimit të paralajmëruar? 

Kryeministri ka në dorë të ndihmojë drejtësinë duke i kërkuar Ilir Metës, të akuzuar për porositjen e vrasjes së 2 deputetëve, që të japë dorëheqjen.

Nëse jo, Edi Rama konfirmon se është kokë e këmbë i implikuar, dhe se ka zgjedhur të bëhet pjesë e mbylljes së cështjes, mbylljes së hesapeve e pazareve, dhe jo zgjidhjes që vjen vetëm nga drejtësia.

Reagon Rama: Basha, figurant i pashpresë në filmin që po afron drejt fundit

“Kryetari i arratisur i bashkise TR dhe drejtor i Shtepise se Oficereve te Saliut nje figurant i pashprese ne filmin qe po afron drejt fundit”, shkruan Rama në reagimin e tij në Facebook mbi deklarat e Bashës.

Përgjigjet Basha: Do vije ora e së vërtetës. Je kthyer në klloun

“Ndersa afron perballja me qytetaret e Tiranes te cileve ju ka dhuruar si kryebashkiak beton dhe si kryeminister tritol, varferi dhe papunesi, Edi Rama ka humbur llogjiken dhe sillet si i semuri ne dhomen e izolimit. Keqardhje per ty zoti kryeminister qe pervecse i paafte je kthyer dhe ne nje klloun qe vjen verdalle neper Shqiperi pa e ditur cben dhe cflet. Sa per skenaret e krimit ku je perfshire here si regjizor e here si bashkepunetor, do vije ora e te vertetes”, thuhet në reagimin që zoti Basha ka postuar në Facebook, pak deklaratave të kryeministrit Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura