Certifikatat, reagon Athina: Motivet të paqarta

Jun 3, 2011 | 10:17
SHPËRNDAJE

Greqia ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me modelin e ri të certifikatave shqiptare, ku nuk shënohet kombësia apo edhe për vonesat në regjistrimin e popullsisë në vend. Në një deklaratë të zëdhënësit të ministrisë së Jashtme greke thuhe se “heqje e kombësisë në certifikatën e re të lëshuar nga Shqipëria është një vendim që ngre pikëpyetje lidhur me motivet e tij”

Sipas zëdhënësit, Grigoris Delavekouras vendimi është I ndryshëm nga ato të mëparshmit.

Ai është ndalur edhe tek një çështje mjaft e nxehtë e kohëve të fundit në Shqipëri, regjistrimi I popullsisë.

Ai tha se vonesat në regjistrimin e popullsisë, po vijnë për shkak të presioneve të mëdha nga qarqet nacionaliste në Shqipëri, të cilat kanë kundërshtuar regjistrimin me baza etnike, gjuhe dhe të besimit fetar.

Më tej në deklaratën e Delavekouras, thuhet se “duke patur parasysh këtë dy zhvillime jepet përshtypja se qeveria shqiptare ka rënë nën urdhrat e elementëve nacionalistë që gjithashtu ka kundërshtuar ekzestencën e pakicave etnike, dhe që ka penguar në mënyrë sistematike marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Greqisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura