Ceremonia për Mid’hat Frashërin/ Sekretari i LANÇ paralajmërim qeverisë: Do vuani pasojat…

Nov 13, 2018 | 23:29
SHPËRNDAJE

“Nëse do zhvillohet ceremoni qeveritare për ardhjen e eshtrave të Mid’hat Frashërit në vend, qeveria dhe Partia Socialiste të mendohet mirë se do të përballet me pasojat”, paralajmëroi sekretari i LANÇ.

Në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24, ku u diskutuan qëndrimet e Mid’hat Frashërit gjatë Luftës së Dytë Botërore, mori pjesë në debat edhe Odise Porodini, sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Veterenavë të LANÇ (Lufta Anti-Naziste Clirimtare).

Porodini foli me fjalë të ashpra ndaj Frashërit, duke e quajtur kriminel. “Duhet të ishte pushkatuar si tradhtar i popullit shqiptar,” tha ai.

“Mid’hati në veprimtarinë politike, ishte kundër vendit. Nuk meriton ceremoni shtetërore. Merita ka vetëm për veprimtarinë krijuese. Të mendohet mirë se do të përballet me pasojat. Vendimet për veprime të mëtejshme do i marrin strukturat tona. S’jemi aspak dakord për ceremoninë e kthimit të eshtrave. Nëse bëhet ceremoni mbani parasysh pasojat,” u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura