Ceremonia mortore për Noemin, ‘shpërthen’ Dom Gega. Lutje e fortë dhe një akuzë e madhe

Feb 23, 2018 | 8:34
SHPËRNDAJE

Famulltari i Velipojës, Dom Marjan Gega, në meshën e mbajtur gjatë ceremonisë mortore për vajzën e vogël Noemi që humbi jetën në aksident, ka shpërthyer në akuza të forta.

Dom Marjan Gega, përpara besimtarëve ka dhënë disa mesazhe për të gjithë qytetarët, duke u bërë thirrje që të tregohen të kujdesshëm në timon.

mesha ne kishe

“Kur udhetoni veni rripin e sigurimit. Femije thoni prinderve qe te bejne kujdes. Vdekja vjen shume shpejt. Thojini shokeve e shoqeve tuaja qe beni kujdes kur delni ne rruge. Beni kujdes nga fouristrada e medha te luksit se ata na shtypin si mizat ne. Nuk jam mesu me hy ne punet e kujt tjeter dhe ndjej qe policia arriti suksese. Po te ishte keshtu pse nuk hoqet nje patente pa rryp sigurimi. Si nuk hiqet nje patente per alkool. Tan Shqiperia asht ba vec Tirana. Ne jena njerez te kategorise se dyte. Mjafton te na bejne  je rruge dhe e kan kry. Skena frik kerkend ne pijme kafe me policet”, ka qenë kjo një pjesë e fjalës së famulltarit të Velipojës”, ka qenë kjo një pjesë e deklaratës.

mesha ne kishe 2

Po ashtu Dom Marjan Gega, ka bërë lutje dhe për nënën duke thënë se ajo po kërkon fëmijët e saj dhe askush nuk ka guximin ti thotë se ku janë.

“Evisa kerkon femijet e saj. Te dashtunit e saj. Evisa ne jemi duke te rrejt sepse sdim si me ta tregu. Askush nga se merr guximin si me ta than. Jena tu te rrejt ashtu si kjo jete eshte e rrejshme, jemi duke u tregu te padrete ashtu sic ne po tregohena te padrejte me ty. S’kam ma fjale me te than Evisa. Di te them se femijet dhe burri jot nuk jan ma ktu. Na as ti nuk i sheh por ata jane me ne. Femijet dhe bashkeshorti nuk duan qe te mbytemi ne lot e deshperimit por ata dua qe te ne shpresojme dhe te besojme se ata jan ne jeten e vertete e ndersa ne ne jeten e rrejshme”, kanë qenë këto fjalët e priftit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura