Ceremonia e PD-së për 2 prillin, zbulohet arsyeja pse mungonte Topalli

Apr 2, 2016 | 13:23
SHPËRNDAJE

Ka rënë në sy mungesa e deputetes Jozefina Topalli në ceremoninë e sotme zhvilluar nga PD-ja në Shkodër, në përkujtim të protestës masive të 2 prillit, shndërruar në masakër me 4 viktima dhe shumë të plagosur.

topalli-kuvend3Topalli nuk ka qenë në krah të liderit të PD-së, Basha, dhe gjithë të pranishmëve të tjerë, pasi ka qenë në një udhëtim pune në Francë.

topalli2Por, ajo nuk ka harruar ta kujtojë atë ngjarje të rëndësishme me dy postime në profilin e saj në FB.

“Nderim per sakrificen sublime te 4 djemve te Shkodres dhe gjthe qytetareve te qytetit tim , ne kete dite perkujtimore te 2 prillit!”- shkruan Topalli.

topalliSipas saj, “Vetem ato qe ishin aty … , e dijne, cfare ishin vertet ato dite, per Shkodren dhe Shqiperine….!

Pas kërtyre postimeve, Topalli ka bërë një tjetër postim ku tregon se ndodhet në France, “Marr pjese bashke me shume parlamentare te tjere te vendeve anetare te Natos mbahet ne Asamblene e Frances”- shkruan ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura